Fillon ora e parë akademike në Univerzitetin “Nënë Tereza”

Fillon ora e parë akademike në Univerzitetin “Nënë Tereza”
Loading...

Në Universitetin e ri “Nënë Tereza” sot do të mbahet ora e parë akademike.

Në përbërje të Universitetit ka pesë fakultete – Fakulteti për shkenca sociale, për shkenca informatike, për shkenca teknologjike, për shkenca teknike dhe fakultet për ndërtimtari dhe arkitekturë.

Siç kumtoi kohë më parë ministri i Arsimit dhe Shkencës Pishtar Lutfiu, sipas konkursit për regjistrim të studentëve janë paraparë 1.220 vende në vitin e parë për të gjitha pesë fakultetet.

Universiteti i ri për mësim do t’i shfrytëzojë hapësirat e Universitetit të Shtulit në Shkup. Në vitin 2017 pritet të fillojë ndërtimi i objektit të ri personal në kazermën “Ilinden”.

Ora e parë akademike sot do të mbahet në ndërtesën e Lidhjes së sindikatave të Maqedonisë, ku do të marrë pjesë edhe ministri Lutfiu.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar