Foto: Arminën e Zenit e “sulmojnë politikisht”: “Unë jam VIP dhe më presin falas”

Foto: Arminën e Zenit e “sulmojnë politikisht”: “Unë jam VIP dhe më presin falas”
Loading...

Megjithatë, ajo nuk bën fajtor partnerin e saj Shkëlzen Berisha, teksa thotë se kritikat vijnë për shkak të pozicionit që ajo ka.

“Më kritikojnë për arsye politike dhe nuk ka të bëj fare me figurën time si personazh”, rrëfen Armina për “Bluetooth”, e cila sqaron se hotelet luksoze ku e shohim shpesh në rrjetet sociale nuk i paguan, por e mirëpresin falas.

Armina, një shishe vere e personalizuar të ka vënë në qendër të kritikave të njerëzve në rrjetet sociale dhe mediave. Pse mendon se të sulmojnë kaq shumë?

Njerëzit, nuk e di, nuk kam ndonjë sulm të madh prej tyre, ndërsa për mediat mund të them se e bëjnë ato që kanë një interes politik, jo të gjitha. Mendoj se e bëjnë për arsye politike dhe nuk ka të bëj fare me figurën time si personazh.

Po thua që të sulmojnë për shkak të Shkëlzenit?

Nuk mund të them për shkak të Shkëlzenit, por për shkak të pozicionit që kam. Askush nuk merret me personazhet e tjerë publik dhe shpenzimet e tyre, apo si udhëtojnë.

Të vjen keq që bëhesh objekt kritikash për lidhjen me Shkëlzen Berishën dhe nëse do ishe e dashura e dikujt tjetër do shiheshe me sy më pozitiv?

Jo, nuk më vjen keq, sepse unë punoj dhe në fund të ditës kam arsye t’i shpjegoj. Ndaj edhe jam përgjigjur, që njerëzit të mirë informohen, që kjo është pjesë e punës sime. Për sa kohë jam e justifikuar dhe kjo është e vërteta nuk kam aspak pse të ndihem keq. Ata që vërtet e dinë blogun si funksionon nuk më kanë gjykuar për këtë pjesë.

Si u ndjeve kur të erdhi shishja e verës e personalizuar, me emrin tënd?

Shumë mirë, sepse ishte një vlerësim nga ana e hotelit, që jo vetëm më mirëpritën falas, por më bën edhe këtë surprizë.

Pse falas?

Kështu funksionon. Të jesh bloger mjafton të postosh “check-in” në hotelet ku qëndron dhe ndjekësit e tu e shohin. Po ashtu jam mirëpritur edhe në Francë. Unë si këmbim u bëj disa postime hoteleve ku qëndroj.

ar1 ar2 ar3 ar4 ar6 ar7

 

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar