Foto/ Përlotet aktorja Hajrie Rondo: Si luftova me sëmundjen, shiheni jetën me ngjyra

Foto/ Përlotet aktorja Hajrie Rondo: Si luftova me sëmundjen, shiheni jetën me ngjyra
Loading...

Pas betejës me sëmundjen e rëndë, aktorja Hajrie Rondo u rikthye në skenën e teatrit, me dramën shqipe “Tre Dhëndurët”.

E ftuar në emisionin e pasdites, në Televizionin Klan, “Rudia”, aktorja u përlot kur i kujtuan një kolazh të roleve që ajo kishte luajtur.

hajrie 5

Më pas aktorja, shumë e dashur për publikun shqiptar, tregoi kalvarin e vuajtjeve në luftën ndaj sëmundjes. Gjithashtu ajo tha se edhe gjatë premierës së shfaqjes “Tre Dhëndurët” ishte me kimioterapi.

Unë jam në fazën e mjekimit, me kimioterapi. Kam bërë ndërhyrje kirurgjikale të zorrës së stomakut. Kjo më dobësoi dhe nuk e morra dot veten, por luftoj, luftoj aq sa unë kam në dorë, sa mund të bëjë. E para është optimizmi, që është gjëja më e mirë, pastaj ushqyerja, këshillat me mjeken. Të gjithë mjekët më thonë: shikoje jetën me ngjyra të bukura”.

hajrie

Një ditë pas shfaqjes, aktorja mori dhe medaljen e Mirënjohjes, në shenjë vlerësimi, nga Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Unë përdor një shprehje të popullit që thotë: Çdo të mbjellësh do të korrësh. Unë besoj se në jetën time, në karrierën time kam mbjellë mirë. Kjo ishte si qershia mbi tortë, nuk dijë gjë me thënë të drejtën. Pas premierës vajza më thotë: mami nesër ke sebep. Dua t’i jap uratat sa një pashë vajzës sime, për shërbimin që më ka bërë, siç bëjnë bijat për nënat, por ajo vërtet shkëlqeu dhe në këtë pikë. Pastaj më thotë që kryebashkiaku do t’ju dekorojë. Ngriva, por pastaj fillova të merrja masa. Pastaj vajti mirë çdo gjë, ishte një pritje shumë njerëzore. Unë u ndjeva mirë” / tvklan.al

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar