Franca nis pastrimin e kampit në Calais

Franca nis pastrimin e kampit në Calais
Loading...

_92064197_036034748-1Më shumë se 1200 forca të policisë janë angazhuar në Francë për të zhdukur xhunglën e Calais. Në këtë kamp kanë qëndruar 7 mijë refugjatë në kushte të tmerrshme.

Shumica e refugjatëve janë larguar të qetë dhe në radhë njëri pas tjetrit. Ata janë sistemuar në qendra të tjera pritjeje në Francë. Mirëpo, autoritetet shprehen të shqetësuar, pasi një pjesë e refugjatëve refuzojnë të largohen, sepse duan të shkojnë në Britani.

Gjatë fundjavës janë regjistruar edhe përleshje, por autoritetet janë shprehur të vendosur për mbylljen e tij. Shkatërrimi i kampit pritet të bëhet nesër.

24 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Bota

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar