FRANCA ORGANIZON TAKIM NDËRKOMBËTAR NË NIVEL MINISTRASH PËR MOSULIN

FRANCA ORGANIZON TAKIM NDËRKOMBËTAR NË NIVEL MINISTRASH PËR MOSULIN
Loading...

Ministri i Punëve të Jashtme të Francës, Jean-Marc Ayrault, tha se vendi i tij ditën e enjte do të organizojë një takim ndërkombëtar në nivel të ministrave në lidhje me ardhmërinë e Mosulit, raporton AA.

Ayrault në takimin e tij me korrespondentët diplomatik, tha se “Pas operacionit të koalicionit ndërkombëtar, për përgatitjen e ardhmërisë politike të Mosulit, në Paris ditën e enjte do të organizojmë një takim ndërkombëtar të nivelit të ministrave”.

Ai njoftoi se në mbledhje do të marrin pjesë rreth përfaqësues nga 20 shtete, përfshirë SHBA-të, Turqinë, BE-në dhe vendet nga rajoni i Gjirit.

Ministri francez potencoi se së bashku me homologun e tij irakian Ibrahim Xhaferi do të kryesojnë mbledhjen. “Duhet të kontribuohet në përgatitjen e stabilitetit të Mosulit në ditët pas operacionit ushtarak”, tha ai për të shtuar se Irani nuk është ftuar në këtë takim.

“Duhet fituar luftën, por duhet të shikojmë rrugët të cilët do të na mundësojnë ta fitojmë paqen”, tha Ayrault.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar