Gafa e rëndë e gazetarit kosovar/ Pas humbjes së Kosovës me Kroacinë, barazon Shqipërinë me Serbinë

Gafa e rëndë e gazetarit kosovar/ Pas humbjes së Kosovës me Kroacinë, barazon Shqipërinë me Serbinë
Loading...

Kritikat e shumta që pësoi Kosova pas disfatës së thellë me Kroacinë kanë lënë të zhgënjyer shumë tifozë. Por ka pasur edhe mes atyre të cilët kanë dashur të ngushëllojnë kombëtaren më të re në Europë duke i kujtuar se nuk ishte e para që kishte pësuar humbje të tilla të thella.

Një prej tyre është edhe gazetari sportiv kosovar Arbër Avdyli, por ne tentativën e tij të “ngushëllimit” në mënyrë skandaloze ka barazvlerësuar para tifozëve kosovarë Shqipërinë me Serbinë.

Ai ka postuar dy foto në rrjetet sociale me statusin “Kosovë, kokën lart. Dikush moti e ka provuar këtë çorbë”. Në një nga fotot kishte vendosur humbjen më të thellë të Serbisë në historinë e saj në aktivitete zyrtare, atë 6-0 ndaj Argjentinës në Botërorin 2006. Përkrah gjendej fotoja tjetër, ajo e humbjes më të thellë të Shqipërisë, ndaj Hungarisë me shifrat 12-0 në vitin 1950.

Duke kuptuar më pas këtë gafë që kishte bërë, ai fshiu postimet, por çfarë është më e rënda në këtë situatë, ato u kopjuan dhe u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale nga fansa të ndryshëm të futbollit kosovar.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar