Gazeta Lajm: “Lufta” mes Lëvizjes BESA dhe VMRO-DPMNE-së afër eskalimit

Gazeta Lajm: “Lufta” mes Lëvizjes BESA dhe VMRO-DPMNE-së afër eskalimit
Loading...

Po ashpërsohet përplasja mes Lëvizjes BESA dhe VMRO-DPMNE-së së Nikolla Gruevskit. Tre ditë pasi Gruevski i shpalli “luftë” Ridefinimit, ka ardhur përgjigje e fuqishme nga Lëvizja BESA, përmes zëdhënësit të saj, Faton Fazliu.

Mesazhi i tij është se BESA është e gatshme të përballet me “luftën” që ua shpalli Gruevski. Fazliu Garanton se në këtë “luftë” fitues i sigurtë do të jetë rinia shqiptare, e cila graviton pikërisht te BESA. Apelon te partitë shqiptare që janë në shërbim të VMRO-DPMNE-së, që të kthehen te interesi shqiptar duke u rreshtuar bashkë me Lëvizjen BESA, ose publikisht t’i bashkangjiten partisë së Gruevskit, që të mos përçajnë votën shqiptare në zgjedhjet e 11 dhjetorit.

Në vazhdim ua sjellim reagimin e plotë të Faton Fazliut:

Lëvizja Besa po profilizohet si kundërshtari kryesor i VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Këtë e bëri të ditur edhe vetë kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, duke i shpallur luftë të hapur platformës tonë për Ridefinim.
Kjo po vërehet edhe nga sulmet, shpifjet dhe ofendimet ndaj BESËS, që kanë marrë hov nga argatët shqiptarë të VMRO-DPMNE-së, vetëm një ditë pasi Gruevski i shpalli luftë Ridefinimit.

Lëvizja BESA është e gatshme të përballet me këtë luftë politike që na e shpalli Gruevski, pa marrë parasysh se kush e përkrah dhe kush nuk e përkrah.
Nuk frikohemi aspak, sepse rinia shqiptare nuk ka pësuar asnjë humbje në histori kur është mobilizuar dhe kur është bashkuar. Kështu do të jetë edhe më 11 dhjetor, kur rinia me Besa-Besë do të ju thotë stop projekteve dhe eksperimenteve antishqiptare që janë zbatuar gjatë këtyre viteve. Kështu do të jetë edhe pas 11 dhjetorit!

Sepse zgjedhjet e ardhshme nuk janë zgjedhje të thjeshta, por betejë e shqiptarëve kundër projekteve të Akademisë Maqedonase. Kjo betejë nuk do të jetë e lehtë, mirëpo fitorja do të jetë shumë e madhe dhe e këndshme. Prandaj ju ftojmë të bëheni pjesë e kësaj beteje, pa përjashtim. Kësaj beteje do t’i paraprijë rinia shqiptare, kurse janë të mirëseardhur edhe ata që kanë qenë PPD, edhe ata që kanë qenë PDSH, edhe ata që kanë qenë BDI. Të gjithë së bashku kemi rastin më 11 dhjetor të bëhemi pjesë e një fitore të madhe të Besës, që do të jetë fitore e madhe për shqiptarët e Maqedonisë.

Jemi të vetëdijshëm se gjatë kësaj beteje VMRO-DPMNE do të përdorë të gjitha mjetet kundër nesh. Do të përdorë persona që janë shqiptarë, por janë peng i shërbimeve antishqiptare. Nuk do të kursehet asnjë mjet. Do të keqpërdoren varrezat, eshtrat, si dhe ushtarët dhe komandantët e rënë dhe të vrarë. Populli më nuk mashtrohet!

Prandaj u bëjmë apel që të mos keqpërodrni eshtrat e të parëve, e as luftën e lavdishme të ushtarëve dhe komandantëve të UÇK-së, që e shitët aq lirë për disa poste dhe tendera. U bëjmë apel që të mos e përçani votën shqiptare. Bëhuni të sinqertë dhe zgjidhni: Ose t’i bashkëngjiten vrullit rinor të Lëvizjes BESA, ose t’i bashkëngjiteni publikisht VMRO-DPMNE-së dhe të mos dëmtoni edhe më tutje tinëzisht shqiptarët./Lajmpress

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar