Giroud shmang humbjen e Arsenalit, Runi i mohon fitoren Liverpulit

Giroud shmang humbjen e Arsenalit, Runi i mohon fitoren Liverpulit
Loading...

Përfundoi në barazim 1-1 sfida mes Southamptonit dhe Arsenalit, e vlefeshme për javën e 16-të të Premier League-s me golat që u shënuan njëri në start dhe tjetri në fundin e takimit.

“Topçinjtë” u ndëshkuan që në minutën e 3-të nga goli i Austin, pas asistit të Tadic. Barazimi erdhi vetëm dy minuta para përfundimit të kohës së rregullt nga Oliver Giroud, që u aktivizua në minutën e 72-të në vend të Lacazette. Një rezultat që nuk e kënaq trajnerin Arsen Wenger, pasi skuadra e tij nuk diti të përfitonte nga humbja e Chelsea-t.

Barazim zhgënjyes edhe për Liverpoolin në derbin me Evertonin. 1-1 u mbyll ky takim i luajtur ne “Anfield”, ku të kuqtë kaluan në epërsi në minutën e 42-të me Mohamed Salah, por në të 76-ën një sulmues race si Wayne Roonay barazoi me 11-metërsh.

10 dhjetor 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Sport

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar