Gjelina, restoranti i një shqiptari në Los Anxhelos, më i preferuari i yjeve të Hollivudit

Gjelina, restoranti i një shqiptari në Los Anxhelos, më i preferuari i yjeve të Hollivudit
Loading...

Ekziston një aplikacion shumë interesant, të cilin përdoruesit e internetit duhet ta njohin prej kohësh.

Quhet “stars sighting” dhe sinjalizon se ku shkojnë njerëzit e famshëm. Duke ndjekur personazhet e Hollivudit,  zbulon se DiCaprio, Natali Portman, Jessica Alba, Julia Roberts, por edhe Beyonce e JayZ kanë një restorant të preferuar. Një restorant me një emër të vecantë, i cili të tingëllon i afërt: Gjelina.

Gjelina është një restorant shqiptar. Gjendet në Venice, një lagje rezidenciale e Los Anxhelesit.

Pronarët e Gjelinës janë shefi i kuzhinës, Travis Lett dhe një biznesmen me origjinë shqiptare, i quajtur Fran Camaj. Megjithëse tek Gjelina nuk ka kuzhinë tipike shqiptare, pasi z. Camaj nuk është shef kuzhine, fakti që restoranti mban emrin e nënës së tij, tregon se ai duhet të jetë aksioneri kryesor. Gjelina është restoranti më i suksesshëm i zonës. Duke parë ecurinë e mirë të këtij biznesi, pronarët vendosën të hapnin një tjetër biznes, të bazuar tek prodhimet artizanale të brumit. Dhe emri përsëri është shqiptar, Gjusta (emri i tezes së pronarit).

Fran Camaj është treguar shumë i guximshëm me emrat e përzgjedhur, për të cilët klientët e restoranteve të tij, thonë se janë shumë të vështirë për tu shqiptuar. Por këto emra mund të thuhet se ishin të huaj dikur për kalifornianët. Tashmë janë pjesë e përditshmërisë. Pas Gjelinës e Gjustës erdhi edhe Gjelina Take Aëay (GTA) si dhe një restorant i ri i cili po ngrihet në anën tjetër të Shteteve të Bashkuara, në Manhattan të Nju Jorkut. Ai do të ketë 2 kate, në një hapësirë prej 160 m², por ne të dritare.net, ende nuk dimë emrin e tij.

Mund të thuhet se Gjelina bëri revolucion. Zona rezidenciale Venice e Los Anxhelesit, ka ndryshuar që kur u hap restoranti i Fran Camajt. Nga një lagje e thjeshtë, boheme, është bërë vendi i preferuar i një shtrese të pasurish dhe të rinjsh të famshëm. Në intervistat që japin banorët e hershëm të zonës, ata thonë se tashme parkingjet janë të mbushura me Maserati dhe njerëz të industrisë së filmit. Por ajo çka është më e rëndësishmja për ekonominë e zonës, Gjelina dhe “motrat” e saj, kanë rritur çmimet e pasurive të patundshme.

Në një nga sitet amerikane të kritikave mbi restorantet (Zagat) thuhet: “Është më e lehtë të të bekojë Papa sesa të gjesh një karrige të lirë tek Gjelina.” Dhe më poshtë vjen vlerësimi “fenomenal”.

“Nëse ju bie rruga nga Kalifornia dhe nëse ky lajm ju ka bërë kuriozë, mbani parasysh se të hash te Gjelina, kushton.” Klientët vërtetë e vlerësojnë shijen e veçantë të perimeve të stinës dhe picave artizanale (kujtojmë që amerikanët janë të mësuar kryesisht me perime dhe pica të ngrira), por ata thonë se çmimet e Gjelinës dhe Gjustës janë të kripura. Ndërsa shefi i kuzhinës Travis Lett, justifikohet se vërtetë 1 bukë kushton 8$, por një thes miell organik kushton 60$.

Gjithsesi ju mund ta kaloni një vakt edhe me një sanduiç i cili kushton nga 12-15$ dhe ku i dihet, çmimi mund të justifikohet edhe me ndonjë selfie, ku në sfond duket aktori juaj i preferuar i Hollivudit.

gjelinaa

gjelina-1 gjelina-pizza-cherry-tomato-squash-blossom gjelina-550x286

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar