Gjukanoviç fiton zgjedhjet në Malin e Zi, por i vetëm nuk formon dot qeverinë pa Shqiptarin

Gjukanoviç fiton zgjedhjet në Malin e Zi, por i vetëm nuk formon dot qeverinë pa Shqiptarin
Loading...

Partia pro-perëndimore e Malit të Zi ka fituar  rreth 40 % të votave dhe për të formuar qeverinë i duhet të krijojë koalicion.

Sipas të dhënave, Partia Demokratike Socialiste e kryeministrit Millo Gjukanoviç ka fituar 35 mandate, ndërsa dy blloqet kryesore opozitare Fronti Demokratik dhe Kljuc kanë fituar 18, respektivisht nga 9 mandate.
Lista e partive shqiptare, ndërkaq ka fituar vetëm një mandat.

Sipas përfaqësuesve politikë shqiptarë, ky është rezultati më i keq në historinë e pluralizmit. Rezultatet zyrtare nga ana e autoritetit shtetëror zgjedhor priten në ditët në vijim.
Gjukanoviç, i cili ka udhëhequr Malin e Zi herë si president, herë si kryeministër për më shumë se 25 vjet, duhet të përpiqet të krijojë shumicën në një Parlament thellësisht të ndarë.
Duke iu adresuar mbështetësve, Gjukanoviq tha se do të kërkojë koalicion me partitë e pakicave kombëtare: boshnjakët, kroatët dhe shqiptarët.

Milo Gjukanoviç tha se vota e djeshme ishte një zgjedhje për tu bërë anëtar i NATO-s dhe BE-së apo anëtar i një “kolonie ruse”

Kryeministri bëri thirrje mbështetësve të çdo partie të mos festojnë jashtë nëpër rrugë, por në ambiente të brendshme, kjo nisur nga arrestimi i 20 paramilitarëve serbë të cilët u prangosën pasi dyshohet se po planifikonin sulme.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar