Gjyla Çeliku: Një pjesë e misionit tim…

Gjyla Çeliku: Një pjesë e misionit tim…
Loading...

Gjyla Çeliku: Një pjesë e misionit tim…

Arsyeja pse unë postoj edhe ushqime tradicionale është që me vetëdije dua të thyej tabunë e disa “intelektualeve” të paprekshme dhe “elitë” që kur i kam dëgjuar në televizione e n’jetën e përditshme, veç vezë na ditkan t’fërgojnë, disa nga ato as vezë jo, lind pyetja si janë rritur ato dhe ku? Unë përgjigjem në hënë. Tjetra, unë me krenari postoj fotografi me nënën time të mbuluar, sepse ajo është nëna ime dhe ashtu i pëlqen të promovojë fenë time, në të njejtën kohë duke promovuar edhe tolerancën e myslimanizmit, pa më imponuar mua mbulesën, disa nga “intelektualet” e fshehin këtë veti, kur nënën time të mbuluar dhe të mençur e kanë takuar nacionalitete të ndryshme nga bota, bile me dashuri e thirrin “Nana”, si unë, duhet edhe ata/ato mos t’i fshehin. Tjetra, unë dola jorastësisht në emisionin “E diela me ne” me rroba sportive, ditë e dielë, si mundet me ndejt njeriu të dielën në shtëpi? Me rroba sportive ose pizhama, s’jemi ne kukulla që 24 orë rrimë të rregulluara, jemi qytetarë si të gjithë. Me mish dhe shpirt mundohem t’ju mësoj dhe imponoj studentëve kontributin vullnetar dhe humanitetin, përderisa vijnë me Peace Corps nga gjithë bota për të kontribuar, t’tonët rrinë i shohin si angazhohen, sadopak gjeneratat e mia janë futur në atë vijë.
Disa postime i kam edhe nga aktivitet në trajnime dhe orë mësimi, aty ku unë jam e afërt me studentët dhe kanë të drejtë të pyesin çka t’ju dojë shpirti, aty ku unë nuk e llogaris veten mit dhe Zot, por e hapur dhe respektoj mendimin e studentit, aty ku unë asnjë ditë të vetme nuk përdora sllajde(slide) për të mbajtur mësim, sepse dua studentët të jenë të koncentruar te unë dhe puna ime, materialin e lexojnë dhe përpunojnë në shtëpi. Aty ku unë punoj me shumë dashuri i respektoj pastruesen, referentet(janë miket e mia), sigurimin, asnjëherë nuk i bëra të ndjehen të nënçmuar për punën që bëjnë, sepse e bëjnë me nderë dhe përgjegjësi. E vlerësoj dhe respektoj çdo punë.
Për sot besoj është mjaft, kam edhe shumë për të shkruar e thënë, por pjesë e misionit tim janë këto që shkrova dhe ato që do shkruaj ditët në vijim…
Pushim të këndshëm!
P.S. Karriera ime nuk u ndërtua prej kohës kur unë fillova të merrem me kauzën e gruas, por unë kam edukuar gjenerata e gjenerata, kam ndihmuar dhe vazhdoj, kur kam mundësi financiare kam financuar dhe financoj, dhe kështu me radhë…
Disa nga ju, e shoh që ndiqni hapat e mi dhe m’bëhet qejfi, por unë s’u ndërtova për një ditë. Bëni ato që unë kam bërë dhe do bëheni si unë.
Ju dëshiroj suksese nga zemra!

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar