Greqia ia tregon “muskujt” Shqipërisë për çështjen çame

Greqia ia tregon “muskujt” Shqipërisë për çështjen çame
Loading...

Greqia ia tregon “muskujt” Shqipërisë, nëpërmjet kryediplomatit të vet, Nikos Kotzias.

Diplomacia greke ka paralajmëruar Shqipërinë të tregohet më e kujdesshme lidhur me çështjen çame, pasi, sipas ministrit të Jashtëm, Nikos Kotzias, Greqia është shumë herë më e fortë se Shqipëria, duke përmendur këtu dhe sistemet e mbrojtjes apo ato të sigurisë, shkruan sot Koha Ditore.

Kotzias tërhoqi vëmendjen se e kishte gabim kush mendoi se mund të bëjë lojëra në kurriz të Greqisë për shkak të krizës së vitit 2008.

Megjithatë, kryediplomati grek kërkon bashkëpunim me autoritetet shqiptare për krijimin e marrëdhënieve të përfitimit të përbashkët.

“Greqia ia kalon Shqipërisë në të gjitha drejtimet. Ka dhjetëfishin e GDP-së, sisteme të shumëfishta mbrojtjeje dhe sigurie, shumëfish forcë ekonomike. Ata (shqiptarët) janë të varur sa i përket ekonomisë, remitancave të emigrantëve, investimeve, tregtisë. Kemi edhe përfaqësim asimetrik në arenën ndërkombëtare. Ndaj është mirë që të bashkëpunojnë, të bëhen realistë dhe të ndihmojnë në krijimin e marrëdhënieve të përfitimit të përbashkët. Të zgjidhim çështjet e hapura bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe traditën evropiane”, ka thënë Kotzias.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar