Gugash Magani rikthehet te Teuta

Gugash Magani rikthehet te Teuta
Loading...

Gugash Magani rikthehet te Teuta. Vetëm pak orë pasi bëri të ditur për Sport News largimin e tij nga klubi i Flamurtarit, trajneri 51-vjecar është rikthyer te skuadra që drejtoi sezonin e kaluar por dhe në vitin 2013. Lajmi për Supersport është konfirmuar nga presidenti i durrsakëve, Edmond Hasabelliu, i cili e kishte kërkuar dhe më parë Maganin, por ky i fundit për t’i qëndruar besnik Flamurtarit refuzoi.

MaganiGjithsesi prishja përfundimtare e marrdhënieve me klubin vlonjat, por dhe largimi i Cevolit nga Teuta,  e ka bindur Maganin që të rikthehet te një skuadër e dashur për të, të cilën në edicionin e kaluar arriti ta kualifikojë dhe në Europa League. Te Teuta, Magani sërish nuk do të ketë një detyrë të thjeshtë teksa duhet të ringrejë në këmbë një ekip që aktualisht po lufton për mbijetesë në Superiore, por me një kontigjent të ri lojtarësh në organikë dhe që e njeh mjaft mirë, 51-vjecari mund t’ja dalë. Trajneri pritet të prezantohet në ditët në vijim në krye të ekipit të Teutës, që këtë të mërkurë do të jetë i impenjuar me Kastriotin në ndeshjet e Kupës së Shqipërisë.

26 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Sport

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar