Hemorragji në kordat vokale, Shakira shtyn koncertin në Milano

Hemorragji në kordat vokale, Shakira shtyn koncertin në Milano
Loading...

Është shtyrë në vitin 2018 faza e turit italian të “El Dorado World Tour” të Shakiras, e cila duhej të interpretonte në 3 dhjetor në Milano.

Për shkak të një hemorragjie në kordat vokale, doktorët e kanë këshilluar kolumbianen të pushojë për të shmangur ndonjë problem më të rëndë në zë.

“Më vjen shumë keq që nuk do të këndoj këtë muaj dhe më vjen keq para së gjithash për ata njerëz që kanë bërë të pamundurën për t blerë bileta”, – ka shkruar Shakira në rrjetet sociale.

Në një mesazh të publikuar në “Facebook”, Shakira ka falënderuar publikun e saj, duke shpresuar se do të takohet shpejt. “Falënderoj të gjithë fansat e mi në të gjithë botën për sinqeritetin e tyre, mesazhet e tyre të dashurisë dhe që më kanë shoqëruar falë lutjeve të tyre. Shpresoj ta kaloj këtë provë të vështirë dhe të kthehem sa më shpejt për të dëgjuar zërin tim bashkë me ju. Ju dua dhe do ta kujtoj gjithnjë miqësinë dhe dashurinë tuaj”.

Biletat për spektaklin e 3 dhjetorit, do të qëndrojnë të vlefshme për datën e cila do të njoftohet në ditët e ardhshme.

14 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | ShowBiz

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar