Homazhe për nder të Teodor Laços, Meta: Trashëgimia e tij e vyer do të jetojë përgjithmonë

Homazhe për nder të Teodor Laços, Meta: Trashëgimia e tij e vyer do të jetojë përgjithmonë
Loading...

teodor-laco-arte-expressNë hollin e Ministrisë së Kulturës janë mbajtur sot homazhe në nder të shkrimtarit, publicistit dhe politikanit Teodor Laço, i ndarë nga jeta një ditë më parë në moshën 80-vjeçare. Miq, të afërm, por edhe përfaqësues të kulturës, medias dhe politikës i kanë dhënë lamtumirën personalitetit të kulturës shqiptare.

Kreu i kuvendit Ilir Meta pas homazheve të kryera mbi trupin e pajetë, u shpreh se ndarja nga jeta e Teodor Laços është një humbje e madhe për vendin, por shprehu besimin se kontributi dhe trashëgimia e vyer që ai la pas do të jetojnë përgjithmonë.

“Ndarja nga jeta e një personaliteti të shquar si shkrimani, publicisti Laço është një humbje që do ta ndiejnë të gjithë dhe jeta jonë publike se kontributet e tij kanë qenë të spiktatura që nga periudha kur hyri në kulturën dhe letërsinë tonë, por edhe në nxitjen e proceseve demokratike, me kontribut në kuvendin e Shqipërisë, ndaj dua të shpreh jo vetëm keqardhjen për këtë humbje, por edhe besimin se Teodor Laço ka lënë pas një trashëgimi të vyer në të gjitha fushat ku kontribuoi”, tha Meta.

16 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Kulturë

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar