Hyka, “uragani” i vogël në tribunë

Hyka, “uragani” i vogël në tribunë
Loading...

HykaSkuadra e Lucernës u kthye te fitorja në fundjavë  me St Gallen pas tri humbjeve radhazi në Superligën e Zvicrës, por ajo që binte në sy, e trajtuar si një cështje më vete tek e përditshmja “Blick” ishte qëndrimi në tribunë i Jahmir Hykës. Mesfushori shqiptar, i cili ka luajtur në vazhdimësi në formacionin titullar dhe së fundmi është grumbulluar edhe nga Gianni De Biasi në kombëtaren shqiptari është lënë krejt papritur jashtë ekipit ng trajneri Markus Babel për arsye tknike.

Sipas Blick, Hyka nuk ka qenë në formën e tij më të mirë sidomos në dy humbjet e fundit ndaj Graschopers dhe Baselit, duke e detyruar trajnerin që t’i japë një pushim të shkurtër, për shkak të renditmentit poshtë pritshmërive në fushën e blertë.

Uragani i vogël, sikurse e etketon Blick Hykën, duhet të ketë nxjerrë një mësim të mirë në tribunë, për t’u rishfaqur me më shumë grintë dhe për të rifituar vendin e titularit në formacionin e Babel.

24 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Sport

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar