I kërkuan të dobësohej, ‘Miss Islanda’ largohet nga konkursi i bukurisë

I kërkuan të dobësohej, ‘Miss Islanda’ largohet nga konkursi i bukurisë
Loading...

kjoPër hir të krenarisë së Islandës dhe të gjitha grave të botës braktis Miss Grand International, një nga konkurset më prestigjiozë të bukurisë në botë, pasi organizatorët e eventit i kërkuan që të dobësohej.

kjo1

Bukuroshja Arna Ýr Jónsdóttir, Miss Islanda 2015, shprehet se është nxitur nga organizatorët që të bjerë në peshë përpara konkursit, duke hequr dorë nga konsumimi i mëngjesit, të hajë vetëm sallatë në drekë e në darkë të pijë vetëm uji deri në ditën e garës së bukurisë.

kjo2

Për 20-vjeçaren, që tashmë ka vendosur t’i thotë lamtumirë konkursit të bukurisë, kjo është një fyerje, ndaj siç shprehet, ‘po largohet me kokën lart’.

kjo3

Nga ana e tyre, organizatorët e eventit kanë deklaruar se bëhet fjalë për një keqkuptim që ka lindur për shkak të gjuhës, por pavarësisht justifikimeve, bukuroshja islandeze ka mbajtur sërish të njëjtin qëndrim.

25 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | ShowBiz

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar