Ibrahimi: Shqipja nuk është gjuhë e emigrantëve

Ibrahimi: Shqipja nuk është gjuhë e emigrantëve
Loading...

Zyrtari i larte i Levizjes Besa ne nje postim ne facebook, ka folur per Ligjin per perdorimin e gjuheve.

Ja postimi i plotë i tij:

‘Ligji për përdorimin e gjuhëve (ose, siç parapëlqejnë ta quajnë disa, Ligji për zyrtarizimin e gjuhës shqipe) le që nuk është zyrtarizim as sa e parasheh kushtetuta (me formulimin “po ashtu gjuhë zyrtare në tërë territorin e vendit është edhe gjuha që e flasin 25% e popullatës), por vetëm një avancim minimal i përdorimit të shqipes, por ai nuk është as mesatarja e standardeve europiane për përdorimin e gjuhëve.
Një gjë, më duket, se nuk e kuptojnë as maqedonasit, as ndërkombëtarët, por as këta shqiptarët e pushtetit: përdorimi i shqipes në Maqedoni nuk bie në kapitullin e të drejtave të minoriteteve e as të emigrantëve, por është e drejta që i përket një populli autokton, pavarësisht a është 2.5% ose 25%. Fjala bie, retroromanishtja në Zvicër është gjuhë që e flasin 0.5 e popullatës, por e ka statusin e njëjtë si gjermanishtja, frëngjishtja e italishtja.
Prandaj edhe ata vendorë ose edhe ndërkombëtarë që marrin guximin të mbajnë leksione falas me titull “Sa të drejta u takojnë shqiptarëve në Maqedoni?”, le ta shohin hartën europiane të gjuhëve dhe pastaj le të marrim mundin të na mbajnë leksione.’

 

 

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar