Importi i mbetjeve, Partia Socialiste mund të rishikojë ligjin

Importi i mbetjeve, Partia Socialiste mund të rishikojë ligjin
Loading...

shalsi-barePartia Socialiste mund të rishikojë draftin e saj për impotin e mbetjeve para së gjithash pas kthimit në Kuvend të ligjit nga presidenti Nishani, por edhe për qëndrimin kundër të aleatëve të saj në koalicionin qeverisës LSI-PDIU. Një tjetër shtysë për këtë rishikim nga ana e qeverisë, vjen edhe pas raportit vjetor të Brukselit për Shqipërinë, që thekson se vendi ynë nuk i ka kapacitetet për menaxhimin e një importi të tillë.

Burime nga mazhoranca, bëjnë me dije se po përgatiten ndryshime në ligjin e mbetjeve. Nga të njëjtat burime mësohet se po bëhen gati 3 ndryshime në ligjin e mbetjeve.

“Fonde për shoqërinë civile për të ndjekur monitorimin e importit; Kuotë kufizuese për kompanitë e riciklimit për sasinë e importeve; si dhe Detyrim i bashkive për të ndarë mbetjet që në burim”- theksojnë burimet nga mazhoranca. Po ashtu do të diskutohet edhe detyrimi i bashkive për të ndarë mbetjet.

24 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Politikë

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar