Institucionet të punojnë në shërbim të qytetarëve-reagon Sheqerinska

Institucionet të punojnë në shërbim të qytetarëve-reagon Sheqerinska
Loading...

“Maqedonia duhet t’u mundësojë qytetarëve të vet, shërbimet publike efikase dhe të arritshme. Ky është thelbi i çdo shteti të organizuar mire”, tha në konferencë për media, zëvendëskryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska.

Sipas saj, qytetarët ankohen se me vështirësi i përfundojnë obligimet e veta në institucionet shtetërore, se “qasja tek informacionet është shumë e vështirësuar, se ka shumë pak sportele, se duhet të dalësh nga puna për të përfunduar  obligimet, dhe se shpenzimet vazhdimisht janë në rritje”.

“Prandaj kemi  plan për të ndryshuar atë, ne planifikojmë çdo institucion në të cilën qytetarët ushtrojnë të drejtat  e tyre  të punojnë  në dy ndërrime dhe të ofrojë  shërbime  për qytetarët deri në orën  20  çdo ditë pune. Ne planifikojmë të gjithë dokumentacion të panevojshëm shtesë, që do të thotë shpenzim të madh të qytetarëve, shumë kohë të humbur,  të anulohet dhe të mos jetë pjesë e këtyre procedurave.  Ne kemi një plan për çdo procedurë, e cila është kryer në administratën shtetërore brenda 6 muajsh të publikohen të gjitha dokumentet të nevojshme, të shpallet se sa do të zgjasë dhe sa bën kosto e fundit. Kjo është e vetmja mënyrë se si  shteti do të punojë për qytetarët e vet, e vetëm kështu  institucionet dhe administrata do të jetë në shërbim të qytetarëve të vet”, thotë Shqerinska./portalb

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar