Ivanov i priti përfaqësuesit e Lidhjes Kombëtare e të Verbërve

Ivanov i priti përfaqësuesit e Lidhjes Kombëtare e të Verbërve
Loading...

Presidenti Gjorge Ivanov sot i priti përfaqësuesit e Lidhjes Kombëtare e të Verbërve të Republikës së Maqedonisë, me rastin e shënimit të 70-vjetorit të themelimit të organizatës.
Përfaqësuesit e Lidhjes Kombëtare e të Verbërve të Republikës së Maqedonisë e kanë njoftuar presidentin Ivanov me aktivitetet vijuese dhe të ardhshme të organizatës, me rezultatet e deritanishme të arritura në drejtim të zhvillimit të pozitës të personave të verbër, veçanërisht lidhur me arsimin dhe punësimin.
Presidenti Ivanov, siç kumtoi Kabineti i tij, ka shprehur mbështetje për aktivitetet e Lidhjes nacionale të personave të verbër dhe ka theksuar se edhe më tej do të angazhohet për zhvillimin e të drejtave të personave të verbër, si përmes përmirësimit të legjislativës ligjore ashtu edhe përmes zbatimit të saj konsekuent.
“Shteti dhe shoqëria në tërësi duhet të bëjnë kujdes të vazhdueshëm dhe sistematik për personat e verbër. Nevojitet qasje e përbashkët dhe e koordinuar përmes mekanizmave konkrete për zhvillimin e të drejtave të tyre dhe pozitës së tyre. Veçanërisht është i rëndësishëm edhe angazhimi i institucioneve lokale, komunave, si dhe mbështetja për familjet e personave të verbër”, ka porositur në takim presidenti i Maqedonisë.
Përfaqësuesit e Lidhjes Kombëtare e të Verbërve i kanë shprehur falënderim presidentit Ivanov për mbështetjen e tij të gjithanshme dhe për angazhimet e tij personale për personat me invaliditet dhe shprehën kënaqësi nga bashkëpunimi me institucionet shtetërore.
Me rastin e 70-vjetorit të jubileut të titulluar “70 vjet Vizion për Dritë”, Lidhja Kombëtare e të Verbërve të Republikës së Maqedonisë i ndau “Plaketë të Artë” presidentit Ivanov, që është mirënjohja më e lartë e Lidhjes Kombëtare e të Verbërve në Republikën e Maqedonisë, e cila ndahet për merita të veçanta për përmirësimin e të drejtave të kësaj kategorie të qytetarëve.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar