Ja kush janë “komandatët” e BDI-së që kanë votuar për Gruevskin dhe Jankullovskën (DOKUMENT)

Ja kush janë “komandatët” e BDI-së që kanë votuar për Gruevskin dhe Jankullovskën (DOKUMENT)
Loading...

Pak para se BDI të na bindte definitivisht se vërtetë e urren VMRO-DPMNE-në dhe Nikolla Gruevskin, Gazeta Lajm ka arritur të sigurojë një dokument që flet të kundërtën. Në fakt, lista që e ka siguruar ekskluzivisht Gazeta Lajm, tregon se BDI në mënyrë të gabuar, mos të themi në mënyrë të marrë, e ka shprehur këtë urrejtje që thonë se e kanë ndaj VMRO-DPMNE-së dhe Gruevskit. Njerëzit dhe subjektet normale urrejtjen ndaj dikujt e shprehin duke votuar kundër tij, kurse BDI këtë urrejtje e kanë shprehur duke dhënë votën e tyre për zgjedhjen e Nikolla Gruevskit si kryeministër të Maqedonisë.

Në dokumentin të cilin të plotë ua sjellim më poshtë, vërehet se deputetët e BDI-së kanë qenë aq besnik ndaj Gruevskit, sa që ua kanë kaluar edhe shumë deputetëve të VMRO-DPMNE-së.

Kurse listës së deputetëve më besnik të BDI-së ndaj VMRO-DPMNE-së i prijnë figurat e njohura kombëtare, Ali Ahmeti e Talat Xhaferi.

Xhaferi tre herë ka votuar për zgjedhjen e Nikolla Gruevskit për kryeministër (26 korrik 2008, 28 korrik 2011 dhe 19 qershor 2014), kurse Ali Ahmeti dy herë (26 korrik 2008 dhe 19 qershor 2014). Në mesin e deputetëve që i kanë dhënë më shumë votën VMRO-DPMNE-së, gjendet edhe Ermira Mehemti, e cila poashtu ka votuar tre herë Gruevskin (26 korrik 2008, 28 korrik 2011 dhe 19 qershor 2014). Në këtë listë gjenden edhe “komandantë” të njohur të BDI-së.

 

Më e dhimbshmja është se deputetët dhe “komandantët” e BDI-së e e kanë votuar Gruevskin kryeministër edhe pas aksioneve policore ku u vranë Harun Aliu me shokë dhe rastit Monstra. Me votën e saj për qeverinë ku vazhdimisht ishte ministre Gordana Jankullovska, BDI de facto i ka dhënë legjitimitet këtyre aksioneve policore kundër shqiptarëve, që nga VMRO-DPMNE cilësosheshin si aksione kundër “terroristëve”.

 

BDI madje deshi të bëjë koalicion me VMRO-DPMNE-në edhe pas zgjedhjeve të fundit, duke mos e parë aspak pengesë për këtë as rastin e Lagjes së Trimave, mirëpo ky qëllim i dështoi për shkak të presionit të madh nga opinioni shqiptar dhe nga bashkësia ndërkombëtare.

 

Më e keqja e krejt kësaj është se votat e BDI-së për Gruevskin janë dhënë në bazë të marrëveshjeve të fshehta, që sot e kësaj dite nuk janë zbuluar para opinionit shqiptar.

Më 11 dhjetor shqiptarët vendosën t’i thonë stop kësaj politikbërje të BDI-së, duke përgjysmuar numrin e votave për këtë subjekt, kurse goditje e re ndaj kësaj politikbërje që bazohet në marrëveshje të fshehta herë me VMRO-në, e herë me LSDM-në, pritet në zgjedhjet lokale të 15 tetorit. Në vijim ju sjellim listën e plotë.

Shqiptaret per Gruevskin. Numri dhe datat kur eshte votuar per Gruveskin kryeminister:

Emri21.08.200626.07.200828.07.201119.06.2014Sa here “Per”
Ermira MehmetiPerPerPer3 here
Talat XhaferiPerPerPer3 here
Ali AhmetiNuk votoiPerMungoiPer2 here
Hajrulla MisiniPerPer2 here
Rafis AlitiNuk votoiPerPer2 here
Rexhail IsmailiPerPer2 here
Vjollca Nuredini MehmetiPerPer2 here
Xhevat AdemiNuk votoiPerPerNuk votoi2 here
Adnan JashariNuk votoiPer1 here
Arben LabenishtiPer1 here
Arben XhaferiPerMungoiMungoi1 here
Artan GrubiPer1 here
Behixhudin ShehabiPer1 here
Besim DoganiPerMungoi1 here
Blerim BexhetiNuk votoiPer1 here
Deshira ImeriPer1 here
Ejup RustemiPer1 here
Elmaze SelmaniPer1 here
Fazli VeliuNuk votoiPer1 here
Femi JonuziPer1 here
Flora KadriuPerMungoi1 here
Garip KabaPer1 here
Hisen XhemailiPer1 here
Imer SelmaniPerMungoi1 here
Irfan DeariPer1 here
Jamin SinaniPer1 here
Julieta MarkuPer1 here
Menduh ThaciPerMungoiMungoiMungoi1 here
Mirvan XhemailiPer1 here
Musa XhaferiPer1 here
Naser AjdiniPer1 here
Nexhati JakupiPer1 here
Nora AlitiPer1 here
Rafet MuminoviqPer1 here
Ramiz MerkoPer1 here
Ruzhdi MatoshiPer1 here
Safet NeziriNuk votoiPer1 here
Selvije SaliuNuk votoiPer1 here
Shkodrane DardhishtaPer1 here
Shpresa HadriPer1 here
Suzana SaliuPer1 here
Teuta ArifiNuk votoiPerMungoi1 here
Vlora MemetiPer1 here
Xhemail JashariPer1 here
Zulfi AdiliPer1 here
Zumrete JakupiNuk votoiPer1 here
Abduladi VejseliNuk votoi0 here
Abedin ZimberiMungoi0 here
Agron BuxhakuNuk votoi0 here
Ajshe SelmaniNuk votoi0 here
Aziz PollozhaniNuk votoi0 here
Bekim FazliuKunderKunder0 here
Daut RexhepiNuk votoiMungoi0 here
Ernad FejzullahuKunder0 here
Fadil SulejmaniNuk votoi0 here
Flamure Demiri KreciKunder0 here
Gazmend AlijiKunderKunder0 here
Hazbi LikaMungoi0 here
Imer AliuMungoiKunderKunder0 here
Izet ZeqiriKunder0 here
Lindita KamiziMungoi0 here
Merale Ferati UzeiriMungoiMungoiKunder0 here
Orhan IbraimiKunderKunder0 here
Sadije IljaziMungoi0 here
Sadulla DurakuNuk votoi0 here
Sulejman RushitiMungoi0 here
Tahir HaniNuk votoiMungoi0 here
Zijadin SelaKunder0 here

 

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar