“Jeruzalemi”, Izraeli zbulon dhe shkatërron tunelin e Hamasit

Loading...

Izraeli ka zbuluar dhe shkatërruar një tunel të ri që përdorej nga Hamasi dhe që nga Khan Younes, qendër e Rripit të Gazës, përshkruante për 200 metra në territorin hebraik.

Sipas një zëdhënësi ushtarak, galeria ishte e përshtatshme për “sisteme të sofistikuara” për të lejuar kalimin drejt Izraelit dhe për të sulmuar ushtarët dhe popullatën. “Nuk kërkojmë një përshkallëzim të situatës, – kanë thënë autoritetet izraelite, – por duhet të mbrojmë civilët tanë dhe nuk do të pranojmë shkelje të sovranitetit tonë”.

Ndërkohë, kryeministri Benjamin Netanjahu ka dënuar qëndrimin e vendeve të Bashkimit Europian, të cilët kanë dënuar njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit. Ai u shpreh se nuk e pranon hipokrizinë e Europës e cila vepron me dy standarde.

“Respektoj Europën por nuk jam i gatshëm të pranoj standardin e saj të dyfishtë”. Në këtë mënyrë kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, ka komentuar qëndrimin e vendeve europiane lidhur me çështjen e Jeruzalemit. Netanjahu, ka shpjeguar se ka dëgjuar nga Europa “zëra që dënojnë vendimin historik të presidentit amerikan, Donald Trump, por një gjë të tillë nuk e kanë bërë për lëshimet e raketave kundër Izraelit dhe nxitjen e tmerrshme kundër shtetit hebre. “Nuk pranoj këtë hipokrizi”, tha kryeministri izraelit.

Shefi i qeverisë së Tel Avivit, i cili do të takohet me presidentin e Francës, Emanuel Makron përpara se të udhëtojë për në Bruksel, theksoi se do të paraqesë në këto vizita “të vërtetën e Izraelit me kokën lart”.

Ndërkohë, rikthimi i dhunës dhe përleshjeve në Lindjen e Mesme erdhi pas vendimit të Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit. Bilanci mbetet tejet tragjik, 4 palestinezë janë vrarë nga policia e izraelit. Gjithashtu nga përleshjet kanë mbetur të plagosur mbi 750 persona

10 dhjetor 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Bota

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar