“Jeruzalemi”, Macron, Netanjahut: Bëj diçka për palestinezët!

“Jeruzalemi”, Macron, Netanjahut: Bëj diçka për palestinezët!
Loading...

Vendimi i SHBA-ve për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit mund të jetë rasti më i mirë për të rihapur bisedimet për paqe.

Kështu është shprehur kryeministri izraelit Benjamin Netanjahiu gjatë konferencës për shtyp në Paris me Emmanuel Macron. Ka qenë e prerë përgjigja e presidentit francez: “Vendimi i Trmpit bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare dhe rrezikon paqen. E vetmja zgjidhje është institucioni i dy shteteve që jetojnë në paqe”.

Në fund të takimit dypalësh në Elize, Netanjahu ka mbajtur qëndrimin e tij: “Jam i kënaqur që ndodhem këtu në Paris, që është kryeqyteti i Francës, siç është Jeruzalemi kryeqyteti i Izraelit”.

Macron ka replikuar menjëherë, duke ka lëshuar një apel për kreun e qeverisë izraelite që të “ndërmarrë veprime kurajoze drejt palestinezëve, për të dalë nga situata e fundit”. “Jam dakord me kryeministrin Benjamin Netanjahu, kur thotë se i duhet dhënë një shans paqes: atëherë bëj një gjest për palestinezët ‘give a chance’”, – ka pohuar Macron.

Pyetjes se për çfarë “gjestesh” e kishte fjalën, shefi i Elizesë iu përgjigj: “Mendoj se mund të niset me ngrirjen e kolonive izraelite, është një gjest besimi” drejt anës palestinze.

Në fund, kreut i shtetit francez ka dënuar “çdo formë sulmi” kundër Izraelit, si ato që kanë ndodhur ditët e fundit.

10 dhjetor 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Bota

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar