Jonida Beqo sjell “Euriditën” e dashurisë

Jonida Beqo sjell “Euriditën” e dashurisë
Loading...

Teatri Metropolit çel sezonin e ri artistik me veprën “Euridita”, një vepër që i përket dramaturgjisë bashkëkohore amerikane dhe që vjen për herë të parë në Shqipëri e Ballkan. “Euridita” nga Sara Ruhl dhe regji nga Jonida Beqo, sjell një rikonceptim të mitit të Orfeut, treguar nga këndvështrimi i gruas së tij. “Euridita” do të vihet te Piramida, në datën 12 tetor, një skenë e zgjedhur enkas për këtë shfaqje, që i përshtatet konceptualisht veprës.

“Vepra është një riimagjinim i mitit të Orfeut. Është një vepër e ngrohtë dhe poetike, e cila edhe pse në thelb ka elemente të antikitetit dhe mbështetet në historikun e mitit, në thelb trajton marrëdhëniet njerëzore dhe sakrificat njerëzore për hir të dashurisë, jo vetëm dashurisë romantike në çift, por dhe asaj familjare dhe universale”, shprehet regjisorja Jonida Beqo. Me “Euriditën” rikthehet në skenë aktori i njohur i kinematografisë dhe teatrit Niko Kanxheri, si dhe interpretojnë Armela Demaj, Amri Hasanlliu, Ermir Jonka, Edvin Mustafa, Klea Konomi, Klesta Shero si dhe 6 balerinë të rinj. Historia është e njohur. Orfeu është muzikanti më i mirë i të gjitha kohrave, i cili vendos të martohet me dashurinë e jetës së tij; Euriditën, e cila vdes në ditën e dasmës. Shfaqja nis me Euriditën dhe Orfeun, dy të rinj shumë të dashuruar, të cilët vendosin të martohen. Në nëntokë, babai i vdekur i Euriditës, ka arritur të ruajë kujtesën dhe aftësinë e tij për të lexuar dhe shkruar, ndaj përpiqet t’i dërgojë letra së bijës.

Gjatë dasmës, Euridita del jashtë për të marrë pak ajër dhe takon Njeriun – Vdekje, e cila i tregon se ka një letër nga babai i saj. Euridita vendos të shkojë në shtëpinë e saj për të marrë letrën, por pas përpjekjeve të Vdekjes për ta joshur Euriditën, kjo e fundit, rrëzohet nga shkallët dhe vdes. Ngjarjet më pas zhvillohen në nëntokë, ku Euridita ritakohet me babain e saj dhe përpëlitet të kujtojë dashurinë e humbur. Meqënëse Orfeu, është muzikant, muzika live është një nevojë parësore e veprës. Amri Hasanlliu, që e luan këtë rol, interpreton në katër instrumenta të ndryshëm dhe këndon, nën udhëheqjen muzikore të maestro Gent Rushit dhe me mbështetjen e pesë muzikantëve të All In Band. Vepra i përket stilit të realizmit magjik, prandaj është e rëndësishme që në krijimin e dy botëve ku zhvillohet ngjarja, atë të të gjallëve dhe atë të të vdekurve, të ketë një dallim të qartë në tingull, atmosferë, kostume.

Gjithashtu, prezenca e elementeve natyrore është shumë e rëndësishme në rrëfimin e historisë. Prania e betonit, gurëve, rërës, ujit, bashkë me prezencën e karaktereve bashkëkohorë, apo estetetikës vizive, krijojnë një atmosfere unike. Kostumografia është një nga pikat jo me pak rëndësi të veprës, me kostume të punuara veçanërisht me dorë. Autorja Sarah Ruhl ka lindur një 1974 në Wilmette, Illinois, dhe ka qenë kandidate për çmimin Pulitzer në vitin 2005. Euriditën e ka shkruar në vitin 2001 dhe premiera e parë e kësaj vepre është vënë në Madison në 2003, e më pas në Teatrin Off- Broadway në New York Teatrin, e Florida.

11 tetor 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Kulturë

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar