Komuna e Tetovës hesht për shkatërrimin e urës 500-vjeçare

Komuna e Tetovës hesht për shkatërrimin e urës 500-vjeçare
Loading...

Dy ditë heshtje në Komunën e Tetovës për rrënimin e urës historike të “Kazazëve”. Nga kjo komunë nuk dalin me asnjë qëndrim arsyetues apo kundërshtues ndaj qytetarëve që kërkojnë kthimin e pamjes së vjetër historike të kësaj ure dhe refuzojnë ndërtimin e saj në stil modern, raporton TV Shenja.

“Telefonuam deri tek kabineti i kryetares së Tetovë Teuta Arifi por nga atje na drejtuan tek sektori për marrëdhënie me publikun. E zëdhënësit e komunës as që u lodhën të kthejnë përgjigje pasi kuptuan se për çfarë ishim duke u interesuar.

Televizioni SHENJA dje denoncoi prishjen e Urës së Kazazëve dhe planin për ndërtimin e një ure të re prej betoni në stil modern pas ankesave të disa Tetovarëve që shkruan në adresën tonë.  Ndërkaq, arsyetimi i Drejtorit të Komunikacionit të Tetovës Hysein Demiri ishte se ura e re prej betoni do ta shkarkojë komunikacionin e dendur në rrugët kryesore të Tetovës”, raporton televizioni i Shkupit.

 

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar