Kosova dhe Greqia, PD kërkon sqarime nga ministri Bushati

Kosova dhe Greqia, PD kërkon sqarime nga ministri Bushati
Loading...

komision i jashtemNë marrëdhëniet mes Tiranës dhe Beogradit problemi është Kosova. Deklarata vjen nga nënkryetari i Komisionit për Politikën e Jashtme Aldo Bumçi, i cili në mbledhjen  e sotme ka akuzuar qeverinë shqiptare dhe veçanërisht Ministrinë e Jashtme, e cila sipas tij është e paaftë, dhe nuk jep asnjë informacion mbi sistuatën aktuale mes Tiranës dhe Prishtinës.

Sipas tij marrëdhëniet me Kosovën janë të ngrira, dhe kjo për shkak të angazhimeve të qeverisë me Beogradin. Ndërsa për situatëm e krijuar me Greqinë, Bumçi akuzon ministrin Ditmir Bushati, i cili sipas tij nuk po bën transparencën e bisedimeve mes dy qeverive

“Marrëdhëniet Tiranë-Prishtinë janë në krizë. Sot kemi marrëdhënie të ngrira me këtë shtet. pajitimi qe kerkon sot Tirana vjen nga Prishtina. Greqia u shpall nga qeveria si partner strategjik. Ministri i jashtëm nuk shpjegon propozimin e Greqisë. Nuk ka shpjegim as për çështjen çame as për varrezat greke”, – deklaroi Bumçi.

Ndërkaq kryetarja e komisionit, Arta dade iu drejtua Bumcit duke i kërkuar që të mos bëjë interpretime për qëllime elektorale. Sipas saj, pala greke ka shpehur vullnet për të zgjidhur çështjet e mbartura. Dade tha se kryeministri grek Tsipras ka treguar mbështetjen e qeverisë së tij për shqiptarët që jetojne atje.

18 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Politikë

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar