Kotzias: Greqia më e fortë se Shqipëria në të gjitha drejtimet

Kotzias: Greqia më e fortë se Shqipëria në të gjitha drejtimet
Loading...

kotzias-1-630x400Ministri i Jashtëm grek Nikolaos Kotzias, në një intervistë për mediat greke ka paralajmëruar Shqipërinë që të tregohet më e kujdesshme për sa i përket çështjes çame.

“Fakti që ata qeverisin me partinë e çamëve i ka detyruar të adoptojnë pjesë së axhendës së kësaj partie, siç janë çështjet e çamëve që kryen krime lufte në Greqi, që janë dënuar njëherë e mirë nga gjykatat greke. Gabimi i dytë është se pas vitit 2008, për shkak të krizës, dikush e nënvlerësoi Greqinë dhe mendoi se mund të bëjë lojëra në kurriz të saj”, theksoi ai.

Gjithashtu ai ka treguar edhe superioritetin që sipas tij ka Greqia në raport në Shqipërinë.

“Greqia ia kalon në të gjitha drejtimet. Ka dhjetëfishin e GDP-së, sisteme të shumëfishta mbrojtjeje dhe sigurie, shumëfish forcë ekonomike. Ata janë të varur sa i përket ekonomisë, remitancave të emigrantëve, investimeve, tregtisë. Kemi edhe përfaqësim asimetrik në arenën ndërkombëtare. Ndaj është mirë që të bashkëpunojnë, të bëhen realistë dhe të ndihmojnë në krijimin e marrëdhënieve të përfitimit të përbashkët. Të zgjidhim çështjet e hapura bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe traditën europiane”, ka deklaruar Kotzias.

16 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Politikë

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar