Kroaci: Hapet gjimnazi në gjuhën shqipe

Kroaci: Hapet gjimnazi në gjuhën shqipe
Loading...

Një gjimnaz do të hapet në Zarë të Kroacisë për një pakicë të vogël shqiptare që jeton me dekada në këtë qytet të Dalmacisë dhe duan të mësojnë gjuhën e tyre.

Ilir Melo, ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kroaci është shprehur se kjo është një ngjarje e shënuar dhe me rëndësi të veçantë historike pasi në këtë mënyrë arbëreshët e Zarës kanë mundësi të ruajnë traditën dhe kulturën shqipe.

Uliks Emra, përfaqesuesja e Ambasadës së Kosovës në Zagreb ka vlerësuar miqësinë me popullin kroat dhe ka dhënë mbështetjen e plotë për gjithë aktivitetet e këtilla.

Sakaq, Drejtori i këtij gjimnazi, Vladimir Nazor, u uron mirëseardhjen të gjithë nxënësve të kësaj shkolle.

Melo: “Kjo është një ngjarje e shënuar dhe me rëndësi të veçantë dhe është ngjarje historike, sepse para 300 vjetëve këtu kanë ardhur një gjeneratë e shqiptarëve nga veriu i Shqipërisë, por edhe një gjeneratë tjetër që kanë ardhur në 100 vitet e fundit. Është rast që edhe arbëneshët e Zarës të mësojnë gjuhën shqipe. Është moment i rëndësishëm historik se në këtë ditë ka filluar mësimi në gjuhën shqipe për ta ruajtur gjuhën, kulturën dhe traditën shqipe. Ambasada e Shqipërisë, do të japë gjithë ndihmesën e duhur”.

Emra: “Krenaria dhe pasuria më e madhe e shqiptarëve është gjuha shqipe, dhe kjo është ngjarje jo vetëm historike por edhe e veçantë. Ambasada e Kosovës do të mbështesë gjithë aktivitetet e këtilla. Populli shqiptar është popull që nuk harron dhe kurrë nuk do ta harrojë miqësinë që ka historikisht me popullin kroat”.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar