Kryetari i ri i Zhelinës takime intensive me afaristë nga të gjithë trojet shqiptare

Kryetari i ri i Zhelinës takime intensive me afaristë nga të gjithë trojet shqiptare
Loading...

Kryetari i ri i Komunës së Zhelinës, zotëri Blerim Sejdiu, pjesën më të madhe të agjendës së tij duket se ua kushton takimeve me afaristë, qofshin ato të vendit ose të huaj. Këto ditë duke e shfrytëzuar Konferencën e biznesit shqiptaro-gjerman të mbajtur në Kosovë, ka zhvilluar takime të shumta me afaristë nga të gjithë trojet shqiptare. Një pjesë e këtyre afaristëve me kapitalin e tyre janë prezent edhe në tregun e Gjermanisë.

Dihet që investimet, intensifikimi i bashkëpunimit dhe partneriteti i pushtetit lokal me sektorin e biznesit ndikojnë dukshëm në rritjen e mirëqenies së qytetarëve dhe përmirësimin e standardit jetësor. Kjo duhet të jetë arsyeja që kryetari i ri i Zhelinës një ndër prioritetet e tij e ka bashkëpunimin e ngushtë me afaristët.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar