Lajme të këqija për Kuqezinjtë, gjashtë muaj “stop” për kapitenin e Milanin

Lajme të këqija për Kuqezinjtë, gjashtë muaj “stop” për kapitenin e Milanin
Loading...

Lajme të këqija për Riccardo Montolivo. Analizat dhe kontrollet mjekësore kanë evidentuar një dëmtim në ligamentet e gjurit të majtë dhe do të ketë nevojë për një ndërhyrje kirigjikale, që do ta mbajë futbollistin për gjashtë muaj larg fushave të lojës. Mesfushori i AC Milan u dëmtua në minutën e 30-të të eliminatoret për Kupën e Botës 2018, Itali-Spanjë, pas një përplasje me Sergio Ramos. Ai u largua nga fusha me barelë dhe u zëvendësua.

Sot, Montolivo u largua nga pika e grumbullimit të kombëtares italiane dhe pasdite doli komunikata zyrtare e klubit të Milan, në të cilën lexohej: “Gjatë ndeshjes së luajtur nga kombëtarja e Italisë, Riccardo Montolivo ka pësuar një dëmtim në ligamentin e gjurit të majtë dhe lloji i dëmtimit ka nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale që të riaftësohet.” Në këtë kushte, kapiteni mund të jetë në dispozicion të trajneri Montella vetëm në fillim të muajit maj.
Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar