Lëvizja BESA nuk ka pasur njohuri për bisedimet mes LR PDSH-së dhe Uniteti

Lëvizja BESA nuk ka pasur njohuri për bisedimet mes LR PDSH-së dhe Uniteti
Loading...

Lëvizja Besa dhe Afrim Gashi, si duket nuk kanë pasur asnjë njohuri për bashkëpunimin mes LR-PDSH-së së Ziadin Selës, RDK-së së Vesel Memedit dhe Unitetin e Gëzim Ostrenit, njofton Agjencia “Flaka”.

Afrim Gashi në prononcimin e dhënë në numrin e sotëm të gazetës “Dnevnik”, thekson se partia që përfaqëson do të shkon në zgjedhje me RDK-në e Fadil Zendelit dhe bisedohet për bashkëpunim me Unitetin e Gëzim Ostrenit, ndërsa, siç shprehet ai, është e qartë që bashkëpunim nuk do të ketë me LR-PDSH-në.

Siç duket, bisedimet mes LR-PDSH-së, RDK-së dhe Unitetit, janë zhvilluar largë syve të partive tjera opozitare, Besa dhe PPD, kurse Gashi i Besës dhe siç duket edhe Besa, nuk paskan qenë në njohuri për bisedimet mes tyre.

Ndryshe, sot në Shkup  LR-PDSH, RDK-ja e Vesel Memedit dhe Uniteti pritet të konkretizojnë bashkëpunimin mes tyre për zgjedhjet e dhjetorit. /Flaka/

11-960x540-1-300x169

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar