Lëvizja BESA: Vazhdojnë kërcënimet për jetën e Dr. Kahremanit

Lëvizja BESA: Vazhdojnë kërcënimet për jetën e Dr. Kahremanit
Loading...

Ashtu siç paralajmëroi vetë para ca ditëve u.d. Kryetar i Lëvizjes BESA, Dr. Nexhbedin Kahremani, se ka kërcënime serioze për jetën e tij dhe të familjarëve të tij, sot ka informacione se një grup i njerëzve të dhunshëm, disa nga të cilët ishin edhe ndër dhunuesit e selisë në Shkup, do ta sulmojnë ambulancën e Dr. Kahremanit.

Për këtë arsye kërkojmë përsëri nga organet e rendit që të ndërmarrin masa dhe ta mbrojnë z. Kahremani, i cili – pos tjerash – e gëzon edhe imunitetin e deputetit.

Këtu dëshirojmë të theksojmë se nëse dikush ka marrë mandat deputeti në shpinë të dikujt në Lëvizjen BESA, ai sigurisht nuk është z. Kahremani, por mund të jetë dikush nga ata që sot e organizojnë këtë presion ndaj U.D. Kryetar i Lëvizjes BESA.

Me këtë rast i ftojmë edhe të gjithë aktivistët e denjë të Lëvizjes BESA që mos të bien pre e këtyre provokimeve, sepse ato së shpejti do të kalojnë dhe BESA do të dalë edhe më fuqishme seç ka qenë. Ky është vetëm një proces pastrimi nga materialet që nuk kanë mundur ta durojnë qëndrimin stoik të Besës.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar