Lonely Planet: Veriu i Shqipërisë tërheqës për ushqimet

Lonely Planet: Veriu i Shqipërisë tërheqës për ushqimet
Loading...

Fermat e agroturizmit në Shqipëri kanë tërhequr vëmendjen e një prej agjencive më të njohura ndërkombëtare, siç është Lonely Planet. Është Bridget Nurre Jennions shkrimtarja e cila ka ndërmarrë një udhëtim nga Lezha në Lundër për të parë nga afër këtë traditë që duket se është në hapat e para.“ Me rreth 500km vijë bregdetare, male të larta, ndikim ndër shekullor turk dhe shumë më pak italian, Shqipëria ka një traditë kulinare që ndërthur të vjetrën me modernen. Është e vështirë që një rajon i caktuar të marrë flamurin për kuzhinën më të mirë, por një revolucion i vërtetë po ndodh në zonën mes Lezhës dhe Tiranës, duke e kthyer në një nga destinacionet më të mira për ushqim tradicional”. Shkruan Lonly Planet.

Tirana, me fermat suburbane
“Zonat periferike të Tiranës vlerësohen si pionere të ‘ushqimit të ngadaltë’ me fermat e agrikulturës të ngritura vitet e fundit. Ish-ministri i bujqësisë Rexhep Uka, është një prej atyre që ka realizuar një investim të tillë, duke e kthyer fermën e tij në një ekosistem të vërtetë ku kultivohen më shumë se 30 produkte bujqësore në një sipërfaqe prej 2 hektarësh”.
Lonly Planet sjell edhe shembuj të tjerë frmash, si në Lundër, në Dajt etj., ku mund të shijohet ushqim bio dhe të preket nga afër jetesa e fshatit.
Por, nuk mungojnë edhe restorantet që njihen për ushqim tradicional e që gjenden në zemër të kryeqytetit.

Shqipëria autentike
Në shkrimin e saj, Jennions i kushton vëmendje edhe rajonit të Lezhës ku turistët mund të përjetojnë përvoja kulinarie që nuk duhen humbur. Një prej tyre është Laguna e Patokut ku mund të konsumohen produkte të freskëta peshku e që ngjajnë si reminishenca të Floridas apo Maldive.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar