Lufta ne Siri – Moska njofton armëpushimin në Alepo

Lufta ne Siri – Moska njofton armëpushimin në Alepo
Loading...

Ditën e enjte midis orëve 8:00 të mengjesit dhe 16:00 të pasdites, forcat ajrore ruse dhe siriane do të ndalin bombardimet në qytetin e Alepos, me qëllim që t’i japin mundësi qytetarëve për t’u larguar, ndërkohë që një thirrje për t’u dorëzuar ka shkuar edhe në drejtim të rebelëve.

Lajmi u komunikua nga ministria ruse e Mbrojtjes, por Organizata e Kombeve të Bashkuara ka kërkuar më shumë kohë, pasi sipas tyre, afati i caktuar është mjaft i shkrurtër.

Kur konflikti po hyn në vitin e tij të gjashtë, miliona qytetarë në Alepo vijojnë te jetojnë në kushte ekstreme, me rezerva të pakta uji dhe ushqimesh.

Rusia ka bërë të ditur se do të vendosë një armëpushim në qytetin sirian të Alepos ditën e enjte, i cili do të ketë qëllime humanitare, për t’i dhënë mundësi qytetarëve që të largohen ose rebelëve që të dorzojnë armët.

Zyrtarët e Moskës nënvizuan se për tetë orë në rajonin më të prekur nga lufta në Siri nuk do të ketë bombardime ose luftime në terren.

Ky armëpushim do të nisë në orën tetë të mëngjesit do të përfundojë në orën 16:00 pasdite. Megjithatë, zyrtarët e Organizatës së Kombeve të Bashkuara janë shprehur se ky afat është mjaft i shkurtër.

Ata theksuan se duhen të paktën 12 orë armëpushim për t’u dhënë mundësi qytetarëve që të largohen. Situata në Siri, e sidomos në Aleppo vijon të mbetet e komplikuar. Mbledhja e aktorëve kryesorë në Losanë disa ditë më parë nuk prodhoi asnjë rezultat, ndërkohë që marëdhëniet mes Rusisë dhe shteteve perëndimore sa vijnë e tensionohen.

Më të dëmtuarit nga kjo pjesë mbeten sigurisht qytetarët sirainë. Kur konflikti ndodhet në vitin e tij të gjashtë, pjesa më e madhe prej tyre vijojnë të jetojnë në kushte ekstreme me rezerva të pakta ushqimesh, uji dhe medikamentesh.

Fuqitë ndërkombëtare kanë arritur dy herë marrëveshje armëpushimi, por në asnjë prej rasteve akordi nuk ka rezultuar i suksesshëm.

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë ndërprerë gjithashtu bisedimet e drejtpërdrejta, teksa Uashingoni ka komunikuar se do të gjejë rrugë alternative për zgjidhjen e konfliktit.

/Oranews.tv/

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar