Mandati i Kapllanajt, KQZ rrëzon kërkesën e PS për Zgurin

Mandati i Kapllanajt, KQZ rrëzon kërkesën e PS për Zgurin
Loading...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar kërkesën e Partisë Socialiste për shkarkimin e Klement Zgurit nga posti i kreut të këtij institucioni.

Socialistët pretendojnë se Zguri ka fshehur informacionet mbi kryebashkiakun e Mallakastrës, Agron Kapllanaj, gjatë shqyrtimit të kërkesës për ndërprerjen e mandatit të tij për shkak të ligjit të dekriminalizimit.

Materiali kishte mbërritur nga Prokuroria e Përgjithshme në datën 16 tetor dhe një ditë më pas ai i është shpërndarë anëtarëve të KQZ-së.

Sipas KQZ-së, e cila ka publikuar dhe shkresën, duket se nuk ka pasur fshehje të dokumenteve nga kreu i KQZ-së, sikundër pretendon në kërkesën e PS-së.

14 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Politikë

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar