“Maqedonisë i nevojitet një hulumtim mbi patronazhin politik dhe klientalizmin”

“Maqedonisë i nevojitet një hulumtim mbi patronazhin politik dhe klientalizmin”
Loading...

Në organizim të Shoqatës së të diplomuarve nga Maqedonia në Qendrën Evropiane për Studime të Sigurisë “George C. Marshall” – Shkup, në Shkup u prezantuan rezultatet e hulumtimit të kryer “Si të përmirësohet përgjegjësia politike në financimin e partive politike në Kosovë: Eksplorimi i mundësive alternative mbi përmirësimin e mbikëqyrjes”, raporton Anadolu Agency (AA).

Ky prezantim ka për qëllim që të inkurajojë shoqërinë civile në Maqedoni, që të angazhohet në përpunimin e një hulumtimi mbi patronazhin politik dhe klientalizmin, i cili do të kontribuojë në proceset e demokratizimit të shoqërisë. Sipas hulumtuesve, problemi mbi patronazhin politik dhe klientalizmin ekziston në të gjithë vendet e rajonit të Ballkanit.

Kryetar i Shoqatës së të diplomuarve nga Maqedonia në Qendrën Evropiane për Studime të Sigurisë “George C. Marshall” – Shkup, Sojan Slaveski, bëri të ditur se shoqata që drejton ai, është duke kryer një hulumtim mbi patronazhin politik dhe klientalizmin në Maqedoni. Sipas tij, ky hulumtim do të kontribuojë në proceset e demokratizimit në shoqërinë e Maqedonisë, por edhe në mbarë rajonin.

“Me të vërtetë është rëndë për t’i gjurmuar, pasi që nuk paraqiten raporte të rregullta të mjeteve financiare. Në fund të fundit kjo ndikon në ekonominë e shoqërisë dhe krijon të ashtuquajturin klientalizëm politik. Nga vjen ajo pasuri, nga burime legale apo ilegale…ky është një problem që përpunohet në hulumtime të këtilla”, u shpreh Slaveski.

Rezultatet e hulumimit të kryer janë nga libri “Fuqia informale e rrjeteve, emërimi politik dhe klientalizmi në Serbi dhe Kosovë”, i botuar nga Qendra për hulumtim, dokumentim dhe publikim të Republikës së Kosovës, në mbështetje të RRPP Western Balkans (Programi Rajonal për Promovimin e Hulumtimeve), program që financohet nga Agjencia Zvicërane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), pranë Ministrisë Federale të Punëve të Jashtme.

Drejtoresha e Qendrës për hulumtim, dokumentim dhe publikim të Republikës së Kosovës, Besa Kabashi-Ramaj, tha se edhe pse hulumtimi i tyre mbi patronazhin politik dhe klientalizmin është realizuar vetëm në Kosovë dhe Serbi, rezultatet dëshmojnë se e rëndësishme është që hulumtimi të ndahet edhe me vendet tjera të rajonit. Sipas saj, problemi me patronazhin politik dhe klientalizmin nuk është vetëm në Kosovë, por është në mbarë rajonin.

“Ky projekt hedh dritë mbi problemin e klientalizmit dhe patronazhit politik, tendencave negative në shtet-ndërtim, si dhe në mirëqenien e qytetarëve. Natyrisht, edhe pse ne kemi kryer hulumtimin vetëm në Kosovë dhe Serbi, pjesa historike i adreson edhe problemet më të mëdha që zgjerohen edhe në rajon. Ne shpresojmë që të inspirojmë shoqërinë civile në Maqedoni që të riplikojnë adresimin e çështjeve të tilla”, theksoi Kabashi.

Ajo duke theksuar se i tërë rajoni pajtohet se luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar është çelësi i suksesit, shtoi se patronazhi politik dhe klientalizmi është i lidhur me luftimin e këtij procesi.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar