Masakrat greke në Çamëri/Nëna që mbajti në gji skalpin e djalit

Masakrat greke në Çamëri/Nëna që mbajti në gji skalpin e djalit
Loading...

Nga Hyqmet ZANE/Historitë e ndodhura në Çamëri pas atij 27 qershori të zi të 1944-ës, janë vetëm tmerre të vepruara nga bandat neofashiste greke dhe që kanë mbetur të pandëshkuara nga Gjykata ndërkombëtare e Hagës, por as nga opinioni demokratik europian që mori vesh se çfarë bënë ushtria greke e drejtuar nga fashisti Napoelon Zerva. Ka pasur edhe një komision miks europian më 1945 që ka dëgjuar rrëfimet e banorëve të Çamërisë që çfarë u kanë punuar grekët shqiptarëve. Ka pasur edhe një Momerandum të Komitetit Antifashist çam më 1946 që iu referua këtyre ngjarjeve të freskëta të ndodhura në territorin e Çamërisë nga pabesia greke që duhet thënë se ishte e firmosur nga personalitetet çam të luftës antifashiste si Kasem Demi, Rexhep Çami, Vehip Demi, Dervish Dojaka, Teme Sejko, Tahir Demi, Hilmi Seiti.

Zërat e ngritur së fundi nga parlamentarë europianë si ajo e komisionerit Han e të tjerë që nuk ka dakordësinë e Athinës zyrtare, janë një kambanë që i ka ardhur koha të gjëmojë dhe të shkojë në drejtim të së drejtës ndërkombëtare. Në librin “Kosova dhe Çamëria përmes dëshmive rrëqethëse” që unë kam shkruar më 2009, historia e treguar nga nëna Fatime Pronjo dhe që është regjistruar nga historiani i mirënjohur Rasim Bebo, që sot është me banim në Addison të Çikagos në SHBA, do të mbetet njëra nga dëshmitë më tronditëse që ende rënkon gjak. Historiani Rasim Bebo, hartoi këtë rrëfim në një artikull që, edhe pse e dha për botim, por në maj të vitit 1967, nuk doli në qarkullim. Ai u kritikua rëndë nga sekretari i Komitetit të Partisë së Rrethit Sarandë Miti Rapi.

Takimi me Fatime Pronjo :

Fatimja, një plakë rreth 75 vjeç, me trup mesatar të drejtë, të kuptosh një grua me plot dinjitet dhe e fortë, me atë llahtari që ka parë dhe që ruan me krenari si kujtim të djalit të saj Abedinit, një copë lëkurë të kokës me lesh sa një pëllëmbe dore fëmije, të shqyer nga qentë. Mësova të flitej nga kolegët me respekt për plakën “çame” Fatime Pronjo. Kur bëja apelin në klasën e 10 ishte vajza Myrvete Pronjo, mbesa e Fatimes. U takuam me të për një vizitë. Ishte muaji majit 1967. Më pritën në verandën e shtëpisë, të shtruar me qilim dhe shilte. Pasi u prezantuam ajo më tha: “kanë ardhur këtu edhe të tjerë, kanë marrë shënime, kanë premtuar se do të shkruanin dhe do të na ndihmonin, por asgjë. Më vonë më thirrën në Komitetin Ekzekutiv ku kishte dhe të huaj para pak kohe, donin dëshmi për kriminelet dhe krimet e tyre? – Ja ku i kini, – flet vetë, për tërë atë gjëmë që na hodhën në kuriz të pabesët, – u thashë duke u rrukullisur lotët poshtë faqeve dhe u largova.

Rrëfimi i tmerrshëm :

Atë ditën e llahtarës së madhe të 27 qershorit, e mbaj në mëndje bashkë me lëkurën me flokët e Abedinit në gji, deri sa të mbyll sytë. Duke shfryrë me një “Oh”. Për drejtësi. Tellalli, nga lëmi i Gallatait, flet pa pushuar, thotë Nënë Fatimeja: “Peshkop Dorotheu dhe zervisti Major Kranai, u morrën vesh me Myftinjtë e Paramithisë, Sali Hafëzin Dhe Myfti Hasan Abdullan, urdhërojnë: “Tërë ata që kanë armë t’i dorëzojnë, qetësinë do ta mbaje ushtria. Askush të mos ketë frikë! Këdo e quajmë vlla! Duam të bashkëpunojmë me njeri tjetri”. Rreth mesditës, dëgjuam krisma të shumta armësh, morëm vesh nga fqinjët se zervistët dhe civilë grekë të Paramithis, e thyen besën, vrisnin dhe plaçkitnin. Agakua, burri im, kishte dy javë i sëmurë në dyshek. Dëgjuam zallahi te fqinjët. Abedin, shko fshehu në tavan,- i tha Agakua djalit të madh,- ndërsa ti Pronjo (djalit të dytë 13 vjeçar) fshihu te shkurret prapa shtëpisë. Një goditje shkelmi dhe dera u përplas si rrufe pas mureve. Në prag u dhanë dy zervistë, dy mjekroshë, njëri më zdap se tjetri, na vështronin, me një vështrim si të qenit të egërsuar. Shkuli sa kaq kamën (thikën e madhe) nga brezi dhe, ashtu si vëngërosh që ishte, na u kërcënua të mos lëviznim vendit, të mos ulërinim, po të na dhimbsej lëkura. Vëngëroshi përmbysi stivën me dyshekë e jorganë, hapën sepetet, dollapët, e bëri rrëmujë tërë shtëpinë, duke kthyer gjithçka së prapthi. Kërkonte flori, kur nuk gjente gjë. Sa s’po pëlciste nga inati. Iu hodh Agakos. Florinjtë se të thera dhe ja vuri thikën në grykë. Unë dhe nusja ia dhamë ulërimës. Ai kapi Agakon nga këmbët dhe e tërhoqi zvarrë deri te dera. Na vunë përpara mua me nusen dhe Agakon e mbanin të dy nga krahët duke e tërhequr zvarrë. Për gjatë kësaj rruge të shkurtër pamë të vrarë dhe të plagosur të qara dhe uturima. Iu drejtova Zotit. O Zot. Ç’po bëhet kështu, duke qarë bashkë me nusen e Abedinit që e lamë të fshehur në tavan dhe Pronjon prapa shtëpisë te ferrat me shtog. Vallë, nuk më janë vrarë djemtë nga të shtënat mbi ta, tavanit dhe gëmushave. Sa mbërritëm te oborri i shtëpisë së Myftiut Sali Afëzit, Agakon e mbërthyen të tjerë mjekroshë. Aty e therën në anë të oborrit. Ia dhamë ulërimës me nusen. Mua më ra të fikët, pas ca kohe gjendem në një nga dhomat e shtëpisë me pleq dhe plaka. Kur u përmenda pyes për nusen e djalit, mora vesh se vajzat dhe nuset i veçojnë në dhoma të tjera për qëllime të poshtra. Dhoma e jonë kishte rreth 25 e më shumë njerëz. Një tmerr, pa ujë, pa ushqim.. Pas 4-5 ditëve Zoti bëri vaki, Llambro Miho (çam ortodokës) po nga Paramithia ishte i vetmi njeri që na ndihmoi për të mbajtur shpirtin gjallë. Ai kishte një furrë dhe gjellëtore. Ai vinte çdo ditë dhe na sillte bukë dhe gjellë, ne na binte nga një kafshatë se ishim shumë. Zervistët vineshin e na kërcënonin për flori, vinin edhe dy të burgosur që merrnin të vdekurin e dhomës dhe e çonin në kopësht në një gropë të bërë apostafat. Në e doni jetën, na jepni flori, përndryshe këtu do të vdisni, si po vdesin ata që keni parë.

U keshë merakun e djemve. Pas 4-5 ditëve, i thashë një mjekroshi: ju kërkoni flori, më sjell nusen e djalit këtu dhe bashkë me të të shkoj në shtëpi, se diçka kam fshehur për ditën e zezë. Bashkë me nusen dhe dy zervista më sollën në shtëpi. Kur hyra në oborr më erdhi një erë kërme. Në anë të oborrit një kapicë leckash. Shtwpia ishte plaçkitur. Thirra; Abedin, Pronjo, ku u ka nana dhe ja plasa të qarit bashkë me nusen. Zervistët më kanoseshin se do u vrasim. U fola me inat, na vrisni gjakatar grek të poshtër e të pa besë. Por ata donin flori prandaj nuk na vrisnin. I thashw nises tw shihte ku ishin djemw, nw tavan dhe oborr. Atje nuk kishte gjë.

“Unë,- thotë nusja,- u afrova kapicës me zhelet, i hap leckat, u tmerrova kur pashë burrin tim Abedinin, të coptuar nga qentë, me kokë të therur, pa e këputur nga trupi. Ulërita me të madhe se gjeta shenjat bindëse të kostumit të burrit tim. Të coptuar, të shqyer, të kafshuar dhe të ngrenë nga qentë duke lënë kockat dhe kostumin të kthyer në zhele. Kur nana e llahtarisur pa Abedinin në këtë gjendje mjerimi, ulet i rrëmben kokën e përçudnuar, të kafshuar, të shqyer, pa faqe, hundë, veshë, sy dhe fëlqinja. Po si një kafkë që bërna saj gumëzhinin krimba që hynin e dilinin me një qelburi të madhe.

Nana e puthte dhe e puthte dhe kur duart e saja prekën një copë lëkure të kokës me lesh e pa këputur nga të shqyerit e qenve, ajo e hoqi me forcë dhe në moment e vuri në gjirin e saj, i mirren mend dhe bie pa ndjenja mbi të birin me kocka dhe zhele. Zervistët për një moment e morën për të vdekur. Unë u thashë se nuk ka vdekur, por ka humbur ndjenjat. U përmend dhe më thotë: nuse, t’i bëjmë varrin Abedinit. Por zervistët, na e prenë shkurt, duke kërcënuar për flori. Unë ngrita nanën në këmbë dhe as që bëhej fjalë për varin e Abedinit. Na shtinë me tytat e armëve në mes të oborit dhe na vunë presat e thikave në fyt, florite ose u therëm këtu, mua më vrisni, por nusen ma lini të gjallë. Florit. Dhe ndëu dorën, tani, duke lëvizur thikën në qafën time. Atëhere nana nga xhepi i tumaneve nxori një shami te mbështjellë me disa napolona dhe varëse floriri. Mjekroshi ia rrëmbeu nga dora. Na vunë përpara dhe na çuan te shtëpia burg. Në hyrje prapë na ndanë nga njëra tjetra, të dyja ia plasëm të qarit. Mjekroshi duke më shtirë më tha: prapë do të kërkoj flori dhe ti do më japësh për jetën e nuses, mbaje mënd. Kur u futa në dhomën kundërmonjëse mësova se kishin vdekur pesë veta, akoma nuk i kishin nxerë jashtë për ti hedhur te gropa. Shtepia brug me erë kundërmonjëse me mbi 30 dhoma dhe mbi 500 gra dhe fimijë nën moshën 15 vjeçare. Vdekje fëmijësh, pamje rrënqethëse e grave myslimane që hiqeshin zvarë dhe përdhunoheshin gjysëm të vdekura.

Erdhën disa mjekë anglezë me maska, sepse ne veç të sëmurë, kutërbonim nga flliqësia. Mjekët pasi na vizituan thanë: “Ja zboni, ja vritni, se brënda pak ditëve do t’u marrin edhe juve me vete në atë botë”. Kështu na nisën rreth 250 gra dhe fëmijë shumë të raskapitur. Mitro Bello na solli ca ushqime dhe morrëm rrugën Mininë, Filat, Koskë dhe mbritëm në Shqipëri.

Putha babën e sëmurë dhe zbres nga penxheria e guxhinës dhe futem në shkuren e dendur me fera e shtog mbrapa shtëpise. Fati që nuk më kapi ndonjë plumb kur zervitat e qëlluan ferrat me breshëri autmatiku. dëgjova të bërtyturat e nanës dhe zërin e zervistave të frikshëm, u tmerrova aty ku isha, kur kuptova që po largoheshin të gjithë nga shtëpia, dal nga ferat dhe vrapoj poshtë qytetit për t’u ngjitur malit, por kur dëgjava vërshëllimin e plumbave që vini nga prapa rreth 100 metra larg, pashë që më ndiqnin dy zervista, për të humbur gjurmat futem në xhami, ata e kuptuan dredhinë time, prandaj u futën edhe ata te dy në xhami. Unë me të shpejtë i ngjitet minaresë së xhamis, dal në ballkonin e minaresë dhe qendroj nga ana e prapme e ballkonit, me qëllim që, zervistin ta shtije poshte sa po të vinte rreth ballkonit. Zervisti doli te dera e ballkonit dhe nuk lëvizi, kishte frikë, zbret poshtë minaresë dhe largohen të dy. Unë qëndrova në minare deri në mes të natës, zbres me kujdes dhe marr malin përpjet. Jo shumë larg takoj dy çobane vlleh me kopenë dhen dhe dhi. Ata më morën në mbrojtje, e njihnin babën dhe më afruan më me respekt, më mbajtën në stanin e tyre, sa u qetësua situata dhe më përcollën deri në kufi.

Në Delvinë, u takuova me nanën, ajo më dinte të vrarë. Nga gëzimi i madh ajo humbi ndjnat. E, po, ndjenjat humbasin si nga gezimi i madh, ashtu dhe nga hidherimi i madh, thot e nusja e Pronjos, që kanë të njëjtë emer “Fatime” me të vjëhërën.

Biseda me Nënë Fatime Pronjon, nusen e Projos Fatimen dhe Myrveten mbesën, Nanë Fatimes, që filloj me lotë dhe mbaroi me lotë dhe me “Skalpin” e Abedinit në tavolinë. sikur ishim gjashtë veta me Abedinin. Nanë Fatimja ngre lart shkopin dhe mallkon grekun gjakatar e të pa besë dhe ata tradhëtarë që e pasojnë, mallkuar qofshin për jetë e mot.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar