“Ne vendosim” është fushatë e mbi 20 organizatave jo qeveritare, e cila do të shtrihet në gjithë territorin e Maqedonisë. Aktivistët kanë paralajmëruar aktivitete në periudhën para zgjedhore. Fushata ka për qëllim inkurajimin e qytetarisë, denoncimin e manipulimeve para dhe gjatë fushatës zgjedhore, si dhe publikimin e gazetës “Ne vendosim”, raporton Portalb.

“Qëllimi i aksionit është të theksohet rëndësia e zgjedhjeve të 11 dhjetorit. Në suaza të fushatës “Ne vendosim”, do të ketë linjë telefonike pa pagesë dhe gazetë “Ne vendosim””, tha Irena Sterijovska, aktiviste.

“Askush nuk ka të drejtë t’i pyet qytetarët se për kë do të votojnë, e as qytetarët nuk janë të obliguar që të tregojnë se për kë do të votojnë. Manipulimet zgjedhore përbëjnë vepra penale dhe duhet të denoncohen. Ju inkurajojmë që ta përdorni linjën telefonike pa pagesë dhe të denonconi çfarëdo shkelje të së drejtës për të votuar. Numri 0 800 88 888 do të jetë i hapur çdo ditë punë nga ora 9-21. Qytetarëve që do të denoncojnë manipulime u garantojmë siguri. Gjithë kjo për të kontribuar në zgjedhje kredibile”, u shpreh aktivisti Dragan Dodevski.

“Politika u përket edhe qytetarëve dhe jo vetëm politikanëve. Kërkojmë ndryshime! Ne mundemi më mirë! Ne vendosim!”, ishte decid Lumi Beqiri.