“Mbreti” i shpejtësisë i cili nuk prodhohet më

“Mbreti” i shpejtësisë i cili nuk prodhohet më
Loading...

Huayra gjithashtu ka edhe modele tjera të motorit si me 764PS në Roadster edhe 800 PS në versionin special Huayra BC. Të gjitha këto ndryshime në fuqi kanë ardhur si rezultat i modifikimeve në motorët paraprak.

Transmisioni është me  7-shpejtsi me “Single Clutch”. Arsyeja qe nuk është përdorur “Dual Clutch”është pesha, pasi që me dual clutch vetura peshonte mbi 70 Kg më shumë. Për këtë arsye e gjithë pesha e transmisionit është vetëm 96kg. Pesha e përgjithshme e vetures tani është 1,218kg e kjo vjen për arsye të pjesëve të shumta të karbonit në këtë veture. Raporti i fuqisë me peshën e vetures është 1.85 Kg për kuajfuqi.

Huayra filloi të prodhohet në vitin 2012 si pas ardhës i “Zonda F. Huayra”. Vlen të cekët që kjo veture ka fituar çmimin “Hypercar of the year 2012” nga magazina e Top Gear. Po ashtu Huayra ishte vetura me kohen më të shpejtë  (1:13:8) në pistën e Top Gear ku la mbrapa vetura si Aston Martin Vulcan, Bugatti Veyron 16.4, Bugatti Veyron 16.4 Super Sport, Ferrari Enzo, Koenigsegg CCX, Lamborghini Sesto Elemento edhe Zonda F. Ky rekord qëndroi deri në Janar të vitit 2016 kur McLaren 675LT e theu për vetëm 0.1 sekonda (1.13.7) /express/

 

Burimi i artikullit: Lajmi.Net | Auto

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar