Mehmedi i dhuron shtëpi një familjeje të varfër shqiptare

Mehmedi i dhuron shtëpi një familjeje të varfër shqiptare
Loading...

miriNjë gjest human që buron nga rrënjët e tij shqiptare. Admir Mehmedi shënon një gol spektakolar, këtë herë jashtë fushës së lojës dhe për më tepër për ngjyrat kuqezi. Sulmuesi i Bayern Leverkusen nuk i harron asnjëherë rrënjët e tij. Ai ka lindur në Zvicër por është një shqiptar i denjë për emrin që mban mbi supe duke i dhuruar një shtëpi një familjeje në nevojë.

“Një grusht në zemër”, kështu e përshkroi historinë e 6 personave që jetonin në vetëm pak metra katrorë në fshatin e origjinës së tij, Padalisht pranë Gostivarit. Lojtari nuk ka dashur që historia të bëhej publike, por gazeta zvicerane “Blick” rrëfen gjestin human të sulmuesit. Gjatë një vizite në Padalisht, fshati me shumicë shqiptare në Gostivar nga ku i ati i tij u largua në vitin 1983, ai u njoh nga afër me failjen Mustafi. Gjyshër, prindër dhe fëmijë, 6 vetë nën të njëjtën çati që rrallëherë arrinte ta pengonte shiun dhe deborën.

Në këtë mënyrë, ai nuk humbi asnjë moment dhe u vendos menjëherë në veprim. Vendosi t’i dhuronte kësaj familje një shtëpi, madje i ndihmoi ekonomikisht. I ati i tij punoi me detajet, ndërsa Admiri ndihmoi me financimin e ndërtesës së re. “Të ndërtosh një shtëpi nuk është ekonomike për askënd por unë jam një njeri me fat dhe prandaj dua të ndihmoj edhe të tjerët në mënyrë që të jetojnë mirë”, shpjegon 25-vjeçari. Një gjest sa human aq edhe fisnik për një lojtar dhe një shqiptar që dhuron një fije shprese dhe jep një mesazh shumë rë rëndësishëm për të gjithë bashkëkombasit e tij.

15 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Sport

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar