Meksikë, qëllohet për vdekje gjyqtari i “El Chapo-s”

Meksikë, qëllohet për vdekje gjyqtari i “El Chapo-s”
Loading...
Capture
Momenti i ekzekutimit

Gjykatësi federal që ka pasur në shqyrtim disa çështje të lordëve të drogës në Meksikë, përfshirë atë të “El Chapo-s”, është qëlluar për vdekje pranë shtëpisë së tij ndërsa kthehej nga vrapi.

Pamjet filmike të transmetuara nga mediat lokale tregojnë se një person i është afruar dhe e ka qëlluar me armë zjarri pas koke 37-vjeçarin Antonio Bermudez Zacarias.

Kreu i Gjykatës Supreme të vendit, Luis Morales bëri një deklaratë ku konfirmonte vdekjen e Zacarias e iu bënte thirrje autoriteteve të hetojnë mbi ngjarjen.

Joaquin “El Chapo” Guzman, shefi i kartelit të rrezikshëm të Sinaloas, konsiderohet nga Departamenti amerikan i Thesarit si trafikanti më i fuqishëm i drogës në botë.

Ekzekutimi i gjyqtarit që trajtonte çështjen e tij vjen në një moment kur për narko-bosin po vendoset për ekstradimin e tij në SHBA.

18 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com) / Top Channel

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Bota

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar