Ministri Bushati zhvillon takim me diasporën shqiptare në Ankara

Ministri Bushati zhvillon takim me diasporën shqiptare në Ankara
Loading...

big_ec5d9854Në nisje të vizitës së tij në Turqi, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati pati një takim me përfaqësues të diasporës shqiptare në Ankara.

Duke u ndalur në rëndësinë që ka diaspora shqiptare në Turqi, jo vetëm si e madhe në numër, por edhe si një diasporë cilësore dhe me kontribute të veçanta në jetën shoqërore, ekonomike e politike të Turqisë, ministri Bushati i ftoi ata të behën pjesë e zhvillimeve të vendit të tyre të origjinës.

Të pranishmit shprehën dëshirën për një angazhim më të madh dhe për rritjen e pranisë së tyre ekonomike në Shqipëri, me synim dhënien e kontributit në funksion të zhvillimit të vendit. Bushati i ftoi gjithashtu të marrin pjesë në Samitin e parë të Diasporës Shqiptare që do të mbahet në Tiranë, më 18–20 nëntor 2016.

Në vijim, ai çmoi lart përpjekjet e tyre për të ruajtur dhe forcuar identitetin kombëtar dhe strukturimin tepër të mirë të organizatave të diasporës shqiptare në Turqi.

26 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Politikë

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar