Momente ankthi, tërmeti ndërpreu derbin shqiptar në Serinë A

Momente ankthi, tërmeti ndërpreu derbin shqiptar në Serinë A
Loading...

PeskaraMomente frike dhe ankth në derbin shqiptar të Serisë A, ku Pescara e Memushajt dhe Rey Manajt u përball me Atalantën e portierit Etrit Berisha. Në stadiumin “Adriatico”, futbolli u ndal në minutën e 30-të pas lëkundjeve të tokës. Sizma zgjati për 30 sekonda. Tërmeti në pjesën e parë të ndeshjes ishte aq i fort, sa publiku i’u drejtua menjëherë daljeve të emergjencës, ndërsa gjyqtari Guida ndaloi lojën për 4 minuta.

Skena apokaliptike, me lojtarët që fillimisht nuk e perceptuan sa e rrezikshme mund të ishte situata. Etrit Berisha, Ledian Memushaj dhe Rey Manaj qëndruan në fushë me skuadrat e tyre, në pritje të sinjalit për të vazhduar ndeshjen. Sapo loja rifilloi, u regjistruan rreshje të pazakonta, të cilat bën që pjesa e parë e takimit të mbyllej me fushën të shndërruar në pishinë.

Me skuadrat që shkuan në pushimin e ndeshjes, askush nuk ishte më i përqendruar te futbolli. Me telefonë në duar, futbollistët provonin të kontaktonin familjarët, ndërsa linjat telefonike ishin jashtë shërbimit për disa minuta. Frika bëri që atmosfera të ishte sureale, me policinë, forcat e sigurisë së stadiumit dhe mjetet e ndihmës së shpejt që zbarkuan në fushë për t’u përballur me një emergjencë të mundshme dhe një plan evakuimi të stadiumit.

Gjatë pushimit ndërmjet pjesëve, rreshjet ndaluan dhe ndeshja vazhdoi, ndërsa prej frikës publiku ishte përgjysmuar. Edhe Pescara, ku Ledian Memushaj u mundua për 58 minuta në fushë të ndihmonte ekipin humbi forcat, ndërsa Berisha dhe Atalanta festuan një fitore që në mënyrë të jashtëzakonshme i projektoi në garën për kupat e Europës.

27 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Sport

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar