Mrekulli e Frieburgut, fiton 3-4 me përmbysje ndaj Kolnit

Mrekulli e Frieburgut, fiton 3-4 me përmbysje ndaj Kolnit
Loading...

Shtatë gola dhe sigurisht vetëm një fitues në përplasjen mes Kolnit dhe Frieburgut në “Rhein Energie Stadion”, ku tifozët vendas mbetën të zhgënjyer pas skuadra e tyre u mposht 3-4.

Një fitore “e çmendur” e skuadrës ku luan Amir Abrashi (qëndroi gjatë gjithë kohës në stol), pasi nga dizavantazhi 3-0 e kthyen sfidën në favorin e tyre 3-4. Klunter dhe Guraissy (11-m) shënuan dy herë për vendasit brenda 16 minutave lojë, ndërsa autogoli i Stankos pa u mbushur gjysmë ore dha përshtypjen se ky takim nuk do të kishte më histori.

Petersen shkurtoi në 3-1 diferencën në fund të fraksionit të parë, por e pabesueshmjma ndodhi në pjesën e dytë, me Frieburgun që realizoi edhe tre gola të tjerë me Haberer dhe Petersen (dy herë në kohën shtesë). Sulmuesi 29-vjeçar i Frieburgut meritoi të merrte topin në shtëpi si autor i një tregolëshi.

Ndërkohë Hanoveri fitoi 2-0 me Hoffenheimin, falë një paraqitje mbresëlënëse ne pjesën e dytë. Fullgrug dhe Harnik shënuan dy golat e sfidës pë vendasit në minutat ’59 dhe ’85.

 

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Sport

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar