Murinjo nxehet me Konten pas humbjes me Çelsin

Murinjo nxehet me Konten pas humbjes me Çelsin
Loading...

MouNë momentin e vërshëllimës finale, Hoze Murinjo dhe Antonio Konte shtrënguan duart por ajo që ngjalli më shumë kureshtje ishte fraza që “Special One” i tha në vesh kolegut të tij. Gjithsesi, mediat kanë këmbëngulur për të zbardhur bisedën mes të dyve dhe ia kanë dalë mbanë me sukses.

“Mos festo kështu. Ok qëndron ta bësh një gjë të tillë kur je në avantazh 1-0 por 4-0, jo”. Me pak fjalë, portugezit nuk i ka pëlqyer aspak mënura se si italiani festoi në rastin e glit të katërt. Konte iu drejtua tribunës duke ngritur duart lart duke u kërkuar tifozëve të duartrokisnin skuadrën. “Nuk ju them se çfarë i thashë”, deklaroi Murinjo në intervistat pas ndeshjes por lexuesit e buzëve u vunë menjëherë në punë duke zbardhur bisedën e plotë. “Për fat të keq pak sekonda nga fillimi ishim në disavantazh dhe pak më vonë iu afruam barazimit. Më pas gabuam dhe Çelsi shënoi golin e dytë. E njëjta gjë ndodhi edhe në pjesën e dytë sepse ishim shumë pranë golit të parë që do të rihapte ndeshjen por më pas na shënuan edhe dy herë të tjera”, theksoi portugezi. Në krahun tjetër, Konte replikon në distancë:

“Kam qenë futbollist dhe e di shumë mirë se si të sillem. Tifozët tanë ishin të heshtur dhe u kërkova të duartrokisnin djemtë sepse e meritonin. Kam shumë respekt për kundërshtarët dhe nuk mendoj se ka ndodhur ndonjë gjë e madhe. Më duket normale sjellja e një trajneri që kërkon të duartrokiten lojtarët e tij. Nuk u solla në mënyrë të gabuar, Mourinho dhe United meritjnë respekt”.

Një deklaratë nga ana e trajnerit italian që synon të shuajë menjëherë polemikat edhe pse kur ke përballë një trajner si Hoze Murinko, kjo është e vështirë që të ndodhë.

24 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Sport

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar