Ndahen çmimet shtetërore “23 Tetori”

Ndahen çmimet shtetërore “23 Tetori”
Loading...

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot, me rastin e Ditës së luftës revolucionare të Maqedonisë, janë dorëzuar çmimet shtetërore “23 Tetori” njofton MIA.

Për realizim në sferën e kulturës dhe artit, çmimi shtetëror “23 Tetori” iu nda artistit të artit figurativ Rexhai Iseni, profesorit të muzikës dr. Dragan Dautovski dhe aktorit Ivan Petrushevski, ndërsa për realizime në fushën e shkencës dhe arsimit, fitues të sivjetmë janë Agim Poloska – albanolog dhe Stefan Vllahov, historian dhe filozof.

Me rastin e Ditës së Luftës revolucionare të Maqedonisë, sot delegacione të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë, deputetë, përfaqësues të Qytetit të Shkupit dhe ARM-së, vendopsën lule para përmendores së themeluesve të VMRO-së në Parkun “Gruaja luftëtare”.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar