Ndahet nga jeta ish kapiteni i Partizanit, Safet Berisha

Ndahet nga jeta ish kapiteni i Partizanit, Safet Berisha
Loading...

Safet BerishaFutbolli shqiptar përjeton një tjetër humbje të dhimbshme. Pas një sëmundje të rëndë është ndarë nga jeta në moshën 66 vjecare në Itali ku banonte edhe vitet e fundit Safet Berisha, një nga figurat emblematike të ekipit të Partizanit dhe kombëtares në vitet 70-80. Ish kapiten i Partizanit, bashkëkohës i Panajot Panos në një nga periudhat më të lavdishme të skuadrës së kuqe, ish mbrojtësi ka regjistruar edhe 21 prezenca me Kombëtaren Kuqezi, një shifër e konsiderueshme kjo po të merret parasysh se impenjimet e Kombëtares ato vite ishin të rralla.

I lindur në Durrës në 11 nëntor të 1949, qendërmbrojtësi i hodhi hapat e parë në futboll te Lokomotiva , për tu transferuar në vitin 1968 te Partizani ku gjatë një karriere 15 vjecare, fitoi 3 tituj kampionë, 4 Kupa Republike, si dhe është fitues i Kupës Ballkanike në vitin 1970. Për meritat e tij në sport Safet Berisha është ndëruar me titullin “Mjeshtër i Merituar  i Sportit” si dhe në 70 vjetorin e Themelimit të Partizanit u dekorua me “Medaljen e Meritës”. Klubi i kuq njoftoi me dhimbje ndarjen nga jeta të 66 vjecarit, që edhe pse jetonte që nga viti 1992 në Itali, mbeti gjithmonë i lidhur me Partizanin, ndërsa u shfaq për herë të fundit në publik në marsin e viti të kaluar, teksa i dorëzoi një cmim individual kapitenin aktual të të kuqve, Alban Hoxha.

19 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Sport

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar