“Ndërmarrësia si mundësi për forcimin e gruas në mjedisin rural”-tema e konferencës në UEJL

“Ndërmarrësia si mundësi për forcimin e gruas në mjedisin rural”-tema e konferencës në UEJL
Loading...

Ka kaluar ajo kohë kur në krye të çdo biznesi duhet të jetë një burrë. Sot edhe gruaja mund të udhëheqë një biznes dhe atë në mënyrë shum të suksesshme, kanë rekomanduar pjesëmarrësit në konferencën e sotme “Ndërmarrësia si mundësi për forcimin e gruas në mjedisin rural”.

Burri në ditet e sotme e kupton gruan dhe për të është e mirëpritur që gruaja të marrë pjesë në financat e familjes. Në biznes jam tashmë 20 vite. Fillova në Itali dhe në Maqedoni u ktheva para 13 viteve. Në fillim kuptohet ishte më skeptike se gruaja mund tu përgjigjet sfidave, kishte barriera, por sot nuk është ashtu- theksoi ndër të tjerash Gzime Fejzi, pronare e fabrikës për prodhimin e djathit dhe produkteve të tjera të qumështit dhe njëkohësisht kryetare e grupacionit të grave në Odën Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore  e cila njëkohësisht e organizoi takimin  e sotshëm.

Sipas Fejzit nuk duhet që femra ta lëshojë potencialin e saj dhe idetë, por duhet ti shfrytëzojë më së mirë, pamvarisht se nga cili mjedis vjen. Në Maqedoni ka shumë gra sipërmarrësenë shumë sektore megjithatë më shumë janë fokusuar në bizneset e vogla si rrobaqepësi, frizer e të tjera.

Vazhdimisht përpiqemi që ta zvogëlojmë hendekun që ekziston mes meshkujve dhe femrave në resurset financiare, dhe mes potencialit të gruas dhe rolit të saj në shoqëri, përmes ndërmarrjes së iniciativave dhe promovimin e tyre-theksoi Nebi Hoxha kryetar i Odes Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore.

Për rëndësinë e arsimit si mundësi e zhvillimit të aftësive sipërmarrëse foli edhe dekani i Fakultetit të Ekonomisë pranë Universitetit të Evropës Juglindore, Izet Zeqiri kurse për baraspeshën gjinore në krijimin e politikave dhe sjelljen e vendimeve foli Besa Kadriu nga Fakultetit i Administrimit publik dhe shkencave politike.

Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues nga sektori i biznesit, organitatat joqeveritare, studentë dhe institucione të tjera

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar