Në derbi vendos Manchester City, tani United -11 pikë nga kreu

Në derbi vendos Manchester City, tani United -11 pikë nga kreu
Loading...

Ligjin në derbin e Manchesterit e bën City. Skuadra e Pep Guardiolës fitoi 1-2 në “Old Trafford” me “Djajtë e Kuq”, të cilëve u venitet ëndrra titull pikërisht në “Pallatin e Ëndrrave”. Një fitore e merituar e “Cityzens”, që dominuan në pjesën më të madhe të lojës ndaj një skuadre që ndoshta ende nuk është gati për të fituar titullin në Premier. Dy gabime në goditjet standarde të shfrytëzuara më së miri nga futbollistët e Guradiolës, që e bënë të pavlefshëm golin e Rashfrod.

Edhe pse skuadra e Guardiolës kishte domimin territorial dhe kaloi e para në avantazh me David Silvan, që shfrytëzoi një top të mbetur në zonë, kundërpërgjigjja e “Djajve të Kuq” ishte e menjëhershme në fund të fraksionit të parë, me Rashford që përfitoi nga një gabim i mbrojtjes mike, duke barazuar 1-1. I pakënaqur Mourinho me lojën e skuadrës së tij, pavarësisht se rezultati u barazua shumë shpejt.

Në pjesën e dytë, vetëm pas 9 minutave lojë, City shënon të dytin me Otamendin, që përfitoi nga gabimi i Lukakut. Kaq mjaftoi që një specialist si Guardiola t’i jepte udhëzimet e duhura skuadrës së tij për të kontrolluar ndeshjen, madje pak para se gjyqtari të vërshëllente për fundin e takimit, Bernardo Silva gaboi në dy raste të njëpasnjëshme për të shënuar të tretin. Gjithsesi, mbyllet me fitoren 1-2 të Manchester City-t ky derbi, që në njëfarë mënyre “vret” garën për titull, pasi Manchester United tashmë është 11 pikë pas në renditje. Më poshtë mund të lexoni kronologjinë e këtij derbi.

10 dhjetor 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Sport

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar